Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, diskutohet mbi situatën e serbëve të Kosovës dhe Bosnjën

22 Maj, 19:34| Përditesimi: 22 Maj, 19:37

  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, mblodhi këtë të enjte këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku mësohet se u diskutua për situatën e sigurisë në rajon.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, tha se u diskutua edhe për lidhur me një dokument të hartuar nga Gjermania dhe Franca, që ka të bëjë me Republikën Serbe dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Ky dokument e ndërlikon pozicionin e Republikës Srpska. Seanca përcaktoi udhëzime, caktoi detyra dhe dha udhëzime se si Serbia do ta trajtojë këtë”, tha Shefi i shtabit të forcave të armatosura.

Sa i përket Kosovës, ai sqaroi se u diskutua lidhur me problematikat e ndryshme që kalojnë serbët në Kosovë.

"Ne jemi dëshmitarë çdo ditë, pa precedent, të zbatimit të hapave të njëanshëm që kërcënojnë pakicat, në këtë rast serbët”, shtoi zyrtari i lartë i ushtrisë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?