Vuçiç: Me protestat jam mësuar! Serbia nuk e njeh Kosovën...ende nuk dinë kush do ta formojë qeverinë e re

20 Dhjetor 2019, 22:54| Përditesimi: 20 Dhjetor 2019, 23:04

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se është mësuar me protesta si një formë normale e demokracisë, duke komentuar kështu faktin që Vetëvendosje e priti me protestë në Tiranë. Vuçiç u shpreh i palëkundur ndaj qëndrimit kundër Kosovës, teksa thumboi politikanët se janë ende në situatë fushate zgjedhore në një situatë ku ende nuk dihet se kush do të drejtojë qeverinë e re të Kosovës. Serbia nuk do ta njohë Kosovën - theksoi Vuçiç, ndërsa ky shtet ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Samitin e tretë të Samitit e Shengenit Ballaknik "4 lirive të BE-së".

 “I kam për çdo ditë para zyrës së Presidentit, edhe kur flet, edhe kur nuk flet për to; në demokraci kjo është normale dhe nuk shoh asnjë problem të veçantë, por kam përshtypjen se ata njerëz janë të kthyer më shumë nga e kaluara. Nuk më bën shumë përshtypje kur dikush mendon se me fyerje mund të ndryshojë qëndrimin apo mendimin politik të dikujt. Besoj se nuk mendoni se do të ndryshoj qëndrimin tim për shkak të thirrjeve jashtë ose që Edi Rama do ndryshojë qëndrimin e tij. Thjesht kjo nuk shkon ashtu. U ndjeva shumë mirë t’iu them sinqerisht, më sollën një çaj shumë të mirë, ishin shumë mikpritës dhe nuk kam çfarë të them për këta njerëz këtu. Mendoj se disa njerëz nuk e kuptojnë realitetin dhe nuk jetojnë as në të tashmen dhe nuk kanë asnjë vizion për të ardhmen, por ky është problem i tyre. Por të më pyesni pse Bosnja dhe Hercegovina, unë mund ta kuptoj kur dikush nga Prishtina thotë se ekzistojnë arsye politike, sepse e urrejnë Serbinë, sepse Serbia nuk do ta njohë Kosovën… nuk mund ta arsyetoj, por mund ta kuptoj se gjenden në vazhdimin e fushatës zgjedhore dhe nuk janë të sigurt se kush do ta formojë qeverinë dhe ta interpretojë në këtë mënyrë. Por nuk është mirë kur silleni si i orientuar nga partia dhe nuk kujdeseni për interesat, siç e thoni ju të Vendit, siç e themi ne të Organeve Krahinore të Qeverisjes; si të doni quajeni, por këto janë interesa më të mëdha se interesat e partisë", tha Vuçiç.

Lidhur me qëndrimin për Malin e Zi, Presidenti serb tha se kishte biseduar para disa netësh me Presidentit Gjukanovic dhe të shtunën do të flasin hapur.

Unë nuk e fsheh se ata mund ta refuzojnë, çdokush mund ta refuzojë, nuk duhet të lusim askënd, por mendojmë se do ishte mirë, do ishte mirë për Malin e Zi, do ishte mire për të gjithë rajonin", tha presidenti serb.

Në një konferencë për mediat serbe nga Tiranë pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti Vuçiç tha se minishengeni do i sjellë zhvillime rajonit.

"Minishengeni është vizionar dhe që do i sjelle zhvillime Beogradit, Tiranës dhe Shkupit, më shumë para, standard më të mirë jetese dhe qëndrim të njerëzve në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos ikin jashtë vendit, për të mbushur barkun me bukë”, u shpreh presidenti i Serbisë.


Lajmi kryesor:

Mini-shengeni/ Tërmeti zhvendos konferencën në Tiranë, Vuçiç pritet me protesta nga Vetëvendosja! Takimi i radhës në Beograd


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?