Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e Serbisë, ku serbët më 3 prill do të munden të votojnë jo vetëm në veri, por edhe në Kosovë.
Vuçiç i ka dërguar mesazh kryeministrit Albin Kurti, se shpreson që të mos ndërhyjë dikush në votimin e serbëve në Kosovë, duke paralajmëruar edhe për pasoja. Madje, kur gazetari i tha se kryeministri i Kosovës ishte më i fortë se shtetet e QUINT-it dhe BE-ja, pasi e ndaloi referendumin serb në Kosovë, Vuçiç qeshi duke thënë se ‘ishte një shaka e mirë’.
“Shpresoj dikush do ta kuptojë se cilat do të ishin pasojat nëse kjo nuk do të ndodhë. Unë jam i vrenjtur dhe rrudh vetullat, por buzëqesh kur QUINT-i thotë se kanë lëshuar komunikatë, por Kurti nuk ka dashur t’i dëgjojë [lidhur me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë]”, tha Vuçiq për TV Pink.
Gjithashtu, Vuçiç tha se sa i përket mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, disa faktorë të tjerë janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos përmendur emra./GazetaExpress
NUK DUHET TE K ERKOJME AS NE QE VOTUESITE GURBETQARE TE NA VIJNE,T'I MASHTROJME E T'I JOSHIM E T'I LEMOJME PER TE NE VOTUAR,KESHTU AS VUCIQ E VUQIQAT E SHKUAR E TE ARSHEM SERB,MOS TE MASH TROHET E TE MAHSTROJNE SE NE KOSOVE MBAJNE ENDE ZGJEDHJE,SIKUR KOSOVA TE JETE SERBEI
PërgjigjuShpresoj qe dhe Vucic t'a kuptoje qe Kosova nuk eshte krahine e Serbise,por shtet i pavarur dhe se e vetmja menyre qe serbet-kosovare te marrin pjese ne votime eshte qe ata te kene dy shtetesi serbo-kosovare dhe 1- te votojne me poste si emigrante,ose 2- te shkojne e te votojne fizikisht ne Serbi,ose ne amb.serbe ne Kosove,po t'a njihte si shtet.Cdo lloj tjeter menyre votimi eshte shkelje ligji dhe Kosova ka te gjitha te drejtat qe te mos e lejoje.
Përgjigju