Albin Kurti dhe Dimitar Kovaçevski

Vuçiç: Në Athinë pati përplasje mes Kovaçevskit dhe Kurtit

23 Gusht 2023, 22:41| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 22:50

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të dytën ditë radhazi nuk ngurroi të përmend se në darkën joformale të liderëve nga rajoni në Athinë, kryeministri Dimitar Kovaçevski iu drejtua me ton të ashpër kolegut të tij nga Kosova, Albin Kurti. Arsyeja për këtë supozohet se është vizita e Kurtit në Çair dhe Tetovë. Vuçiç sot, pa u pyetur fare nga gazetarët serbë, vendosi t’i referohet sërish darkës së Mitsotakisit.

“Ajo që ishte e dukshme në darkë ishte përplasja Kovaçevski-Kurti. Ndërsa Kurti përsëriste se është heroi më i madh dhe se do të donte të ishte Zelensky”, tha Aleksandar Vuçiç – President i Serbisë.

Alsat i dërgoi pyetje Qeverisë nëse ka pasur përplasje të tillë apo Shkupi do ta përgënjeshtrojë. Më pas, në çfarë teme ka qenë zënka mes Kovaçevskit dhe Kurtit për të cilën flet Vuçiç, si dhe vlerësimi i komunikimit dypalësh në nivelin më të lartë mes Shkupit dhe Prishtinës në këto momente. Në vend që të merrnim përgjigje konkrete nga Qeveria, ata na kthyen tekst që nuk kishte lidhje me pyetjet tona:

“Temë diskutimi në darkën joformale ku mori pjesë edhe kryeministri Kovaçevski ishte ecuria e procesit integrues evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe rëndësia strategjike e rajonit për Bashkimin Evropian, por edhe stabiliteti, prosperiteti dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”- Qeveria.

Në përgjigje të pyetjeve gazetareske, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiç, i cili e shoqëroi kryeministrin në Athinë, për të gjitha pyetjet na drejtoi te Kovaçevski. Ai u arsyetua se për të nuk ka pasur vend në darkën e liderëve dhe ka qenë e mbyllur, ndaj tha se nuk e dinte se çfarë ka ndodhur. Mariçiç vetëm tha se kryeministri Kovaçevski ka përsëritur vazhdimisht se pret që të gjithë fqinjët tanë të na trajtojnë me respekt, siç veprojmë ne ndaj tyre.

“Nuk kam qenë i pranishëm në atë pjesë dhe nuk mund të them nëse ishte vërtet apo sa e ashpër ishte. Ajo që di dhe jam i sigurt është se kryeministri Kovaçevski ka përsëritur mesazhin e njëjtë në të gjitha takimet se Maqedonia e Veriut ka qenë gjithmonë fqinje e mirë, njëlloj e prirë ndaj të gjithë fqinjëve të saj”, deklaroi Bojan Mariçiç– Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Një ditë më parë Vuçiç përmendi për herë të parë se Kovaçevski përdori ton të ashpër ndaj Kurtit në darkën joformale të hënën në Athinë. Kjo u pasua me kritika të shumta ndaj Qeverisë nga disa parti opozitare shqiptare në vend. Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike akuzoi se Kovaçevski e dëshmoi bindjen ndaj Serbisë, ndërsa BESA i bëri thirrje presidentit të vendit që të reagojë ndaj veprimeve të tilla të Kovaçevskit./ Alsat M

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 23/08/2023 23:38

    Ka përplasje sepse Ali Ahmeti, Ramë reja dhe vucku jon përbetuar mos t'ja lënë një meritë dikujt që është më i madh, më i dijshëm. Horra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?