Donald Trump Jr. dhe Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Vuçiç i rrëfehet Donald Trump JR: Kemi qenë gjithmonë të hapur për marrëveshje me Kosovën, por nuk duhet të jetë e njëanshme

15 Mars, 08:06| Përditesimi: 15 Mars, 08:09

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehu gatishmërinë për të arritur një marrëveshje me Kosovën, por theksoi se kjo marrëveshje duhet të jetë një zgjidhje kompromisi dhe jo e njëanshme.

Gjatë një interviste me Donald Trump Jr. në platformën Rumble, Vuçiç theksoi se Serbia është nën një presion të madh në lidhje me dialogun me Prishtinën, duke shtuar se ata kanë qenë gjithmonë të hapur për një marrëveshje, por ajo duhet të respektojë integritetin territorial dhe kushtetutën e Serbisë.

Ai gjithashtu theksoi se, ndryshe nga zyrtarët e Prishtinës, ai nuk do të shfrytëzonte mundësinë për të kritikuar, por kërkoi një zgjidhje që të përfshijë kompromis nga të dyja palët.

Përsa i përket protestave që po zhvillohen në Serbi, Vuçiç tha se ato janë të lidhura me agjenci të majta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, Donald Trump Jr., në intervistën e tij, përshkroi Serbinë si një vend që po përqafon tregun e lirë dhe mbështet vlerat e lëvizjes Trump, duke vënë në dukje se vendi është gjithashtu në favor të zgjedhjes së Donald Trump për president të SHBA-së.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?