Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Vuçiç anulon pjesëmarrjen, shkak emërimi i Rashiç ministër në Kosovë

1 Dhjetor 2022, 19:53| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 07:33

  • Share

TIRANË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë. Ky vendim i Vuçiç vjen për shkak emërimit të Nenad Rashiç si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Vuçiç ka akuzuar Kosovën se ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, ndërsa ‘Blic’ shkruan se ai nuk do të marrë pjesë në samit sepse sipas Presidencës serbe, BE nuk ka reaguar ashpër pas emërimit të Nenad Rashiç si ministër.

“Pas vendimit të (kryeministrit të Prishtinës) Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiçin në mënyrë jokushtetuese dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit Ministër për Komunitete, Bashkimi Evropian doli me një deklaratë të butë. Presidenti Vuçiç nuk do të shkojë në Tiranë pas reagimit të turpshëm të Bashkimit Evropian”, thanë nga zyra e presidentit për “Blic”.

Pas emërimit të Rashiç si ministër Vuçiç ka reaguar ashpër. Vuçiç i referohet një deklarate të zëdhënësit të BE-së për mediat serbe i cili citohet të ketë thënë se “është me rëndësi thelbësore që emërimet e ministrave të bëhen në pajtim më Kushtetutën e Kosovës. Në rastin konkret i bëjmë thirrje Kosovës të sigurohet që janë përmbushur të gjithë hapat procedural për emërimin e ministrit që përfaqëson bashkësitë jo shumicë”.

"Jo vetëm që i kanë shkelur të gjitha normat e marrëveshjes së Brukselit, por edhe të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk e kanë dert sepse kjo është në interesin e një fuqie evropiane”, u medieve në Beograd presidenti serb, duke theksuar se zoti Rashiç nuk e ka besimin e askujt në Kosovë, “por e ka besimin e (kryeministrit) Albin Kurti dhe perëndimit dhe mendojnë se kësisoj mund të frikësojnë serbët”.

"Më mirë të mos jem sesa t’ua dorëzojë në duar. Dhe nuk do t’ua dorëzojë. Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë me 6 dhjetor”, tha ai.

Ky bojkot i samitit nga ana e Vuçiç vjen pasi Kosova emëroi Nenad Rashiç ministër për Komunitete dhe Kthim, post që më parë mbahej Goran Rakiç, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Lista Serbe ka reaguar ndaj emërimit të Rashiqit duke thënë se një vendim i tillë është jokushtuteues dhe është marrë pa pëlqimin e deputetëve serbë. Kjo parti ka paralajmëruar ankim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 02/12/2022 01:20

    Ky këtë veprim e bën në dakordsi të plotë me Edvin shkjaun shqipfolës sepse Edvin tradhtari nuk do mind ta mbroj Vucicin në Tiranë për sankcionet kunder Rusis….

    Përgjigju
    • Kistra: 02/12/2022 09:57

      Mundohu ta clirosh mendjen e shpirtin nga urrejtja per Ramen vella. Te ben mire per shendetin.

  • Traden: 01/12/2022 21:50

    Ed Rama te vraft Zeti po nuk anullove ballkanin e hapur.

    Përgjigju
  • XXX: 01/12/2022 21:07

    Na plasi rraku se nuk erdhet ju.

    Përgjigju
    • Arbërori: 02/12/2022 11:46

      O i nderuar ”Gerdeci” E shof se nuk më beson e as nuk më kupton, por shumë shpejt do dalin tradhtit e tradhtari Edvin shkjau shqipfolës ( kalorsi sllavofashist mbi mushken e Kirilit fashist qetnik) në sheshë! Data 6/12 ështé të marten …!

    • Gerdeci: 02/12/2022 07:55

      Po pse mor "arbnor" ku e shpike ti Ramen si shkja e tradhtar???? Ai eshte i vetmi qe e ka mbrojt Kosoven edhe balleperballe me Vuçiç...por me ty eshte e kot me fol se nuk ke dale akoma, dhe as nuk ke per te dale nga shpella e saleh karaxhiçit vrases.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?