Aleksandër Vuçiq, presidenti serb

Kosova & Rajoni

Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç : Nuk ka forcë në botë, as telefonata e Trump nuk më detyron të dialogoj pa hequr taksën

29 Dhjetor 2018, 19:33| Përditesimi: 29 Dhjetor 2018, 20:01

  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është deklaruar së fundi se do t’i rezistojë çdo presioni ndërkombëtar dhe nuk do të rifillojë bisedimet me Kosovën për sa kohë që qeveria e Kosovës do të vijojë të mbajë një taksë ndëshkuese ndaj Serbisë.

Negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vëndeve, janë bllokuar këtë vit për shkak të çështjeve që janë vënë disa herë në diskutim si riorganizimi i kufijve, krijimi i Kosovës ushtria, refuzimi i Serbisë për ta njohur atë si një shtet dhe si si pasojë e bllokadës ndaj mallrave serb në muajin nëntor.  

 “Nuk ka forcë në botë, e as ndonjë njeri në botë, që mund të më detyrojë të flasë për diçka derisa të mos tërhiqen taksat, madje as telefonata personale e Trumpit”, ka thënë Vuçiç para gazetarëve, transmeton Bloomberg.

Gjatë muajit dhjetor presidenti amerikan Donald Trump u ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thacit dhe homologut të tij serb Vuçiç,letra ku ka shkuar se pasi të arrijnë marrëveshjen Kosova e Serbia, do të priten dy liderët në Shtëpinë e Bardhë.

Agjencia amerikane e lajmeve shkruan gjithashtu se Kosova i ka vendosur taksat, të në përgjigje  të lobimit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Interpol gjë që bie ndesh me angazhimet e kaluara të Kosovës e cila është përpjekur të plotësojë kushte e vendosura në funksion të integrimit rajonal dhe europian.

Ndërkohë, faktorët ndërkombëtarë i kanë kërkuar Kosovës të tërheqë taksën ndaj Serbisë, e cila u miratua të vendosej përgjatë muajit nëntor të këtj viti nga qeveria e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar më herët për tarifën 100% e vendosur ndaj mallrave serbe, se ajo  është e drejtë e Kosovës dhe se përmes saj po mbrohet siguria kombëtare.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?