Kosova & Rajoni

Vuçiç : Në Bruksel mund të diskutohet për Asociacionin

2 Qershor 2021, 17:00| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 17:02

  • Share

Në prag të takimit me kryeministrin Albin Kurti, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar të mërkurën se reagimi i Beogradit do të jetë "shumë i fuqishëm dhe i ashpër" sa i përket mosrespektimit të marrëveshjeve ligjore të nënshkruara në Bruksel, në lidhje me formimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

"Është në rregull të jesh i butë dhe të bësh kompromis. Por kur dikush të shtyn drejt një muri, kur sheh se dikush nuk dëshiron kompromis, duhet të tregosh mprehtësi dhe forcë," ka deklaruar Vuçiç në një konferencë për media, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit nga Republika Sërpska.

Ai ka shtuar se kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin do të trajtojë si "çdo përfaqësues tjetër të institucioneve të përkohshme".

Për Kurtin ky takim nuk është vazhdimësi e dialogut, por si takimi I tij i parë me presidentin serb.

"Pra ky është takim i parë, dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm".

I pyetur nga gazetarët një ditë më parë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, ka deklaruar ai.

Deklaratë e cila erdhi pak minuta pas konferencës së përbashkët të të dërguarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajcak dhe zëvëndës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Matheë Palmer.

Me një marrëveshje të vitit 2013, të nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është paraparë formimi i Asociacionit të komumave me shumicë serbe në Kosovë.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Komento

Komente

  • Lui: 02/06/2021 17:41

    Nuk e kuptoj si mund te merret ne konsiderate opsioni i krijimit te asocacionit te komunave serbe ne Dardani..?! Kur precedenti eshte Bosnje Hercegovina qe na mesoi mos te behen me gjera te tilla te rrezikshme, sidomos ne Ballkan. Sepse Po behen mbi 25 vjet qe Bosnja ka mbetur nje vend qe as perparon dhe as e prek dot njeri si teme sepse egziston frika qe ne cdo moment te kete ndarje te territorit, dhe si rrjedhoje dhe lufte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?