Vuçiç organizon miting në Beograd: Nesër mbledhim Këshillin e Sigurisë për situatën në Kosovë! S’ka pasur krizë më të madhe

26 Maj 2023, 20:48| Përditesimi: 26 Maj 2023, 20:57

  • Share

Presidenti i Serbisë ka përfituar nga rasti dhe tensionet në Kosovë për të organizuar një miting në Beograd pasi firmosi urdhrin për gatishmërinë ushtarake të vendit.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Vuçiç i cili po përpiqet të përdorë situatën për interesat e tij politikë, tha se aksioni i ditës së sotme nga Forcat Speciale të Kosovës duket se ishte i planifikuar dhe si përgjigjie njoftoi mbledhje të Këshillit të Sigurisë ditën e nesërme.

Ai kritikoi edhe shtetet e QUINT-it duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë situata nuk do të kishte shkuar deri në këtë gjendje që është tani.

“Sot, sikur të ishin duke pritur për këtë ditë, për një numër të madh të burrave nga veriu që të vijnë në Beograd, që të sulmojnë ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviç.

Ndërkohë, në tubim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili pretendoi se Kosova po tenton t’i okupojë komunat serbe me forcë.

Ai madje, deklaroi se “nuk do të dorëzohen për Kosovën”.

“Ne nuk do të dorëzohemi për Kosovën, ne nuk do ta japim Serbinë, fëmijët tanë” – deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

5 policë të plagosur në Veri të Kosovës, kryetarët e zgjedhur të komunave me forca speciale në zyrë! Të shtëna me armë, protesta dhe barrikada! Serbia ngre gatishmërinë luftarake


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?