Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Perëndimi po përgatitet për luftë direkte me Rusinë, madje sipas tij më shpejt sesa shumëkush mund të shohë dhe kuptojë.
“Ata po përgatiten tashmë për një konflikt me Federatën Ruse dhe po përgatiten shumë më shpejt sesa disa njerëz pëlqejnë të shohin në çdo kuptim.
Ne e dimë këtë nga përgatitjet ushtarake, ne e dimë sesi po shkojnë ato. Po ju them se ata po përgatiten për një konflikt ushtarak”, tha Vuçiç.
Sipas tij arsyet e luftës janë strikt ekonomike dhe energjetike: Rusa ka shumë naftë, gaz, fosfate, ar dhe argjend dhe çdo gjë që Perëndimi ka nevojë.
Vuçiç po ashtu ka sjellë në vëmendje edhe ato që agjencia ruse e lajmeve Tass, i quan “ide nga vendet skandinave sipas të cilave Rusia nuk meriton të ketë një territor të tillë, pasi Rusia është provincë e të gjithë njerëzimit”.