Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Vuçiç përkujton sulmet e NATO-s në 1999: Disa duan të bëjnë luftë, i bezdis suksesi ynë! Dodik: Padrejtësi, asnjë përgjegjës për to

25 Mars, 14:04| Përditesimi: 25 Mars, 14:08

  • Share

Serbi-Në aeroportin “Milenko Pavlović” në Batajnicë është mbajtur tubim komemorativ shtetëror për të vrarët në agresionin e NATO-s. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se 26 vjet më parë nuk u mposhtën nga sulmet e NATO-s sepse Serbia nuk e uli kokën.

Në kontekstin ku ndodhet, me protestat që kanë shkaktuar një krizë politike dhe me një qeveri pa kryeministër, njësoj si me bombardimet e NATOS, Vuçiç e sheh fajin tek faktorë të jashtëm që përpiqen të destabilizojnë Serbinë.

“Ata i bezdis suksesi që kemi arritur pa armë dhe konflikte, i shqetëson fakti që ne po punojmë, ndërsa disa duan të bëjnë luftë. Ne nuk duam gjërat e të tjerëve dhe mbi të gjitha nuk duam të bëhemi peng apo marioneta. Ata kanë përdorur mjete të tjera kundër Serbisë, duke e pompuar me gënjeshtra”, tha Vuçiç.

Protestat që ia kanë tronditur pushtetin Vuçiç i sheh si një tirani e pakicës.

“Duam demokraci të shumicës apo tirani të pakicës. Dhe a duam që Serbia apo nahija e dikujt tjetër të zgjedhin veten apo të zgjedhin të tjerët për ne? Si serb dhe president i Serbisë, ndihem krenar sepse e di përgjigjen. E di që Serbia, punëtore dhe e ndershme, nuk do të dorëzohet kurrë, nuk do të heqë dorë kurrë nga Serbia. Dhe askush nuk do ta robërojë Serbinë, dhe ajo do të mbetet e lirë dhe e pavarur”, shtoi ai.

Në tubim Vuçiç ishte i shoqëruar nga patriarku Porfirije dhe lideri i serbëve të Bosnjes Milorad Dodik. Ky i fundit i quajti bobmardimet e NATO-s në 1999 si padrejtësi e cila dhemb ende pasi askush nuk është vënë para drejtësisë si përgjegjës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?