ministri për Diasporën Pandeli Majko

Kosova & Rajoni

Vuçiç publikon hartën e Kosovës me flamurin serb, Majko: Sovraniteti garantohet nga NATO dhe jo nga Instagrami

19 Mars 2021, 09:27| Përditesimi: 19 Mars 2021, 09:31

  • Share

Pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin serb nga Aleksander Vuçiç, ka reaguar ministri për Diasporën Pandeli Majko.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkuan se Vuçiç tregon se i pëlqen papajtueshmëria dhe se ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Ai shtoi se Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale dhe se diplomacia e fotove në Instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.”, tha Majko.

“Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”, shkruan ministri për diasporën.


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Vuçiç publikon hartën e Kosovës me flamurin serb! Hoxhaj: Nxit urrejtjen kundër fqinjëve! Majko: Sovranitetin e një shteti garantohet nga NATO jo Instagrami


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?