Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Vuçiç quajti Tajvanin pjesë të Kinës, reagon ashpër Michael Roth: Presidenti serb është zgjatim i Kremlinit dhe Pekinit

27 Shkurt, 12:17| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:22

  • Share

Alexander Vuçiç konfirmoi se presidenti i Kinës, Xi Jinping do të vizitojë Serbinë gjatë këtij viti. Në një fjalim të mbajtur me rastin e Vitit të Ri Hënor në Beograd, Vuçiç tha se: “Xi Jinping, miku ynë i sinqertë... do të vizitojë vendin tonë këtë vit”. Ndërsa për një media kineze, Vuçiç shtoi se Tajvani është i përket Kinës.

Lidhur me këto deklarata miqësie ka reaguar Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Në një postim në X ai ka kritikuar ashpër Vuçiçin për lidhjet e tij me Kinën duke shtuar se presidenti serb është një zgjatim i Kremilinit dhe Pekinit në Evropë.

“Vuçiç në mënyrë cinike hidhet në krahët e regjimit kinez dhe i jep atij një kalim të lirë për një zgjidhje ushtarake të çështjes së Tajvanit. Vuçiç është zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Vuçiç vlerësoi gjithashtu për mediat kineze edhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve në aspektin ekonomik duke e vënë theksin tek përfitimet e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes dy vendeve.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?