Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Vuçiç: S’kemi çfarë të diskutojmë më me SHBA-në për sanksionet ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë

7 Tetor, 18:08| Përditesimi: 7 Tetor, 18:12

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Beogradi do të diskutojë me Rusinë, e cila ka shumicën e pronësisë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), lidhur me zgjidhjen e problemit të sanksioneve amerikane ndaj kësaj kompanie.

“Nuk kemi më çfarë të diskutojmë me amerikanët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur qëllimin e tyre dhe Evropa do të mbështesë sanksionet amerikane”, tha Vuçiç më 7 tetor në Beograd.

Sanksionet amerikane ndaj NIS-it hyjnë në fuqi më 8 tetor.

“Jam i sigurt se pas një kohe të shkurtër JANAF-i do të ndalojë furnizimin me naftë. Shpresoj që NIS-i të mos shkarkojë një numër të madh punonjësish”, shtoi Vuçiç.

Si problem tjetër, Vuçiç përmendi sistemin financiar-bankar, i cili, sipas tij, nuk do të negociojë me NIS-in gjatë kohës që kompania do të jetë nën embargo të SHBA-së.

Rrjeti i Naftës Adriatike (JANAF) është një tubacion nga Omishal në ishullin Krk të Kroacisë, përmes të cilit transportohet, ndër të tjera, nafta deri te rafineria në Pançevë për nevojat e NIS-it. Shumicën e aksioneve në këtë naftësjellës e ka shteti i Kroacisë.

Serbia ka rezerva të mjaftueshme nafte dhe derivatesh të naftës, njoftoi të martën Ministria e Minierave dhe Energjisë.

“Do të bëjmë gjithçka që sistemi energjetik të mos rrezikohet sa i përket furnizimit të konsumatorëve dhe industrisë”, tha kjo ministri.

Katër ditë më parë, NIS-i dorëzoi në administratën amerikane në Uashington një kërkesë të re për shtyrjen e zbatimit të sanksioneve.

Që nga paralajmërimi për sanksione ndaj NIS-it në fund të vitit të kaluar e deri më tash, sanksionet ndaj kompanisë janë shtyrë gjatë herë, nga një muaj secilën herë, dhe më pas në fund të shtatorit u shtyn për dhjetë ditë të tjera.

Shtetet e Bashkuara e futën NIS-in në listën e sanksioneve në janar, me qëllim, siç njoftoi, Uashingtoni parandalimin e financimit të luftës në Ukrainë përmes parave që vijnë nga kompanitë ruse të energjisë.

Që nga futja në listë të sanksioneve, struktura e pronësisë së NIS-it ka ndryshuar disa herë, por pjesa e saj më e madhe është ende në pronësi të kompanive ruse.

Kompania shtetërore ruse, Gazprom, është larguar prej NIS-it në shtator dhe një tjetër kompani e kontrolluar nga Gazpromi – Inteligjenca prej Shën Petersburgut – është bërë njëra prej pronareve kryesore, me 11.3 për qind të aksioneve.

Pjesën më të madhe të aksioneve në NIS e ka Gazprom Neft, nëndegë e Gazpromit, diku rreth 44.9 për qind, ndërsa shteti i Serbisë i zotëron 29.9 për qind të aksioneve.

Pjesën tjetër të aksioneve në kompani e kanë hisedarë më të vegjël./REL

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 07/10/2025 18:22

    Mos hiqni dore nga Rusia se dote ishte nji gabim per Sebine ,po ndodhi kjo dota paguani shtrejnte naften Amerikane kurse ta dobesojne Rusine dhe ti mbushin xhepat e vet ,ju mbani Rusin dhe Kinen ma mire per popullin Serb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?