Aleksandër Vuçiç

Vuçiç: Sulmuesi i rojës së ambasadsës izraelite ishte i trajnuar mirë

30 Qershor, 13:17| Përditesimi: 30 Qershor, 13:22

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se personi që goditi me shigjetë në qafë, policin që ruante amabasadën izraelite ditën e djeshme në Beograd, ishte i trajnuar posaçërisht për atë sulm.

Vuçiç bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur po dje nga frika e akteve terroriste, do të zgjasë deri të martën.

Kryeministri, njëkohësisht dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, tregoi se në lidhje me rastin janë arrestuar 2 persona, ndërkohë që po zhvillohet një operacion në rang kombëtar dhe deri tani janë marrë në pyetje dhjetëra persona.

Sulmuesi i identifikuar si Millosh Zhujoviç, humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga polici që plagosi me shigjetë në qafë.

Kryeministri serb sqaron se ai jetonte në Novi Pazar dhe së fundmi ishte konvertuar në mysliman.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?