Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme në Kosovë.
Kërkesa e tij erdhi gjatë një takimi me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Beograd ditën e sotme (29 Janar).
Vuçiç u shpreh se e ka pasur një takim konstruktiv dhe shumë të dobishëm me Lajçakun.
“E theksova domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht, dhe kërkova mbështetje nga Bashkimi Evropian për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina”, shkruan Vuçiç në Instagram.
Lajmi kryesor:
Lajçak sot në Serbi, takon Vuçiç për dialogun! Nesër në Kosovë
S.S/ReportTv.al