Vuçiç takohet me Lajçak: Albin kurti nuk do asociacion, po planifikon pushtimin e Zveçanit

12 Maj 2023, 17:58| Përditesimi: 12 Maj 2023, 18:01

  • Share

Pasi takoi të dërguarin e BE për dialogun, presidenti serb Aleksandar Vuçiç doli në një konferencë, ku foli për bilancin e aksionit të ndërmarrë pas masakrave, ku tha se janë dorëzuar mbi 10 mijë armë, 460 mijë fishekë dhe afro 1 mijë bomba e mina.

“Kjo është shumë më tepër se sa kemi mbledhur në katër legalizimet e mëparshme në total. Do të jetë afatgjatë, nuk do të ndalemi me kaq. Falënderoj qytetarët e Serbisë. Kemi pasur incidente gjatë dorëzimit të armëve, pa pasoja".

Më pas Vuçiç u ndal në situatën me Kosovën, dhe akuzoi Albin Kurtin se jo vetëm që nuk do asociacion, por po planifikon pushtimin e Zveçanit.

"Kemi hyrë në një rreth vicioz. Kurti nuk dëshiron të formojë asociacionin, ai planifikoi pushtimin e Zveçanit, ku gjoja fitoi kandidati i tij. Lajçak e ka parë vendosmërinë e serbëve për t'i bërë ballë terrorit dhe pushtimit total të Kurtit dhe është i shqetësuar”.

Nga ana tjetër, zyra e BE në Kosovë u bëri thirrje autoriteteve që “të respektojnë me përpikëri procedurat ligjore për shpronësimin e pronës së paluajtshme në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviç dhe Zubin Potok. Deklarata u parapri nga një takim i përfaqësuesve të vendeve të Quintit me kryeministrin Albin Kurti.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 12/05/2023 19:17

    Në nuk e okupojm bensin ton o fashist serborus !

    Përgjigju
  • Luli: 12/05/2023 18:34

    Perse duhet asosacioni serb ne kosovë, kur të drejtat e minoriteteve janë siguruar nga pako e Ahtisarit. Apo si gozhda e nastradinit për ta përdor si republikë brenda republikës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?