Vuçiç takon Lajçak për bisedimet Kosovë-Serbi në Washington, telefonatë edhe me kancelaren Merkel

31 Gusht 2020, 14:05| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 15:20

  • Share

Kur kanë ngelur vetëm 4 ditë nga mbajtja e takimit të Uashingtonit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ështe takuar privatisht me të dërguarin e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajčák.

Ata u takuan në Bled të Sllovenisë dhe temë qëndrore e diskutimit raportohet të kenë qënë takimet e ardhshme në Uashington dhe Bruksel.

Përpara takimit me Lajcak, presidenti serb zhvilloi një bisedë telefonike edhe me kancelaren gjermane Merkel, në lidhje takimin e 4 shtatorit. 

Ndërkohë që Marko Gjuriç, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, deklaroi se ekipi negociues që do të shkojë në Uashington më 4 shtator për bisedime me delegacionin e Prishtinës, do të ketë gati projekte konkrete ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe bizneset.

Sipas tij delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por ai vlerësoi se surprizat janë të mundshme.   Paraditen e së hënës është dhënë njoftimi se delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti është nisur drejt SHBA.  

Përpara takimit, të së premtes delegacioni kosovar pritet të zhvillojë edhe takime tjera me zyrtarë amerikanë.

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti drejt SHBA-ve ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, koordinatori shtetëror për dialog.

Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.

Pas takimit të Uashingtonit, një takim tjetër pritet të ndodhe në Bruksel, ku më 6 shtator takohen ekspertët e Kosovës dhe Serbisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?