Aleksandar Vuçiç

Vuçiç vizitë në Francë, i ankohet Macronit: Kosova s'ka bërë asgjë për përparimin e dialogut

8 Prill, 21:35| Përditesimi: 8 Prill, 22:44

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po qëndron në Paris, ku u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë konferencës për media pas takimit me Macronin, Vuçiç foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Udhëheqësi serb pretendoi se Serbia ka përmbushur “tre gjëra” sa i përket Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit – të arritur vitin e kaluar – dhe parakusht i saj, sipas tij, ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Kosova nuk e ka përmbushur, njofton Rel.

“[Kosova] po kryen shpronësim në veri, nuk ka hetim për plagosjen e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiç

Para nisjes së tij drejt Parisit, Vuçiç ka njoftuar se do të diskutojë për 14 tema me presidentin francez – nga industria e agrikultura, deri te inteligjenca artificiale dhe energjia bërthamore.

Më 5 prill, Qeveria e Serbisë miratoi një Memorandum të Mirëkuptimit me kompaninë energjetike franceze EDF, për vënien e një marrëdhënieje bashkëpunimi për tranzicion energjetik, e cila, siç ka shpjeguar Ministria e Energjisë e Serbisë, krijon kushtet për një partneritet strategjik në vlerësimin e potencialit për zhvillimin e një programi bërthamor civil në Serbi.

Pallati Elize ka njoftuar më herët se dy udhëheqësit do të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, se Macron do të “konfirmojë angazhimin e tij dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë”, dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në Bashkimin Evropian.

Franca dhe Gjermania kanë ideuar Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën dy palët e pranuan në fund të shkurtit të 2023-tës në Bruksel – ndërsa palët u pajtuan për Aneksin për zbatimin e marrëveshjes në mars të të njëjtit vit, në Ohër. Ky do të jetë takimi i njëzetë ndërmjet Vuçiçit dhe Macronit deri më sot.

Ora 22:37
Macron pas takimit me Vuçiç: Pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës në Kosovë të dalin para drejtësisë

1712608788_macron.jpg

Pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Pallatin Elysee Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës  të dalin para drejtësisë.

Tani e në vijim Macron tha se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është premtim dhe peng për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit tonë”.

“Franca do të vazhdojë të mbështesë rolin ndërmjetësues të BE-së, dua të mirëpres gjestet nga të dyja palët, por tani duhet të shkojmë edhe më tej”, tha më tej.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?