Tiranë- Zbardhet vendimi i 11 qershorit 2024 i trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit të Jurdiksionit të Përgjithshëm, e cila më 11 qershor 2024 hodhi poshtë alibnë e ish kryeministrit Berisha se drejtësia po organizonte komplot kundër tij dhe opozitës dhe i dha vulën e Partisë Demokratike atij dhe grupit të Rithemelimit.
Në vendimin e argumentuar prej 33 faqesh tre gjyqtarët, Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro argumentojnë pse nuk pranuan ankimimin Bashës, përmes të deleguarit të tij Enkelejd Alibeaj, duke lënë kështu në fuqi vendimin e marrë 25 mars 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili regjistroi ndryshimet statutore në Partinë Demokratike të miratuara në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetorin e vitit 2021.
Në vendim thuhet se ankimi për ndryshimet statuore të grupit të rithemelimit, i paraqitur nga përfaqësuesi me autorizim deputeti Enkelejd Alibeaj nuk plotësonte parakushtet formale të pranueshmërisë, pasi nuk kishte qenë as palë në gjykim dhe as i legjitimuar.
Basha nuk u bë palë në gjykim
Kur në gjykatën e Tiranës u dërgua kërkesa për ndryshimet statutore, Basha nuk u bë palë në proces
'Gjykata e Apelit konstaton se Kryetari i PDSH z.Lulzim Basha, i cili pretendon se mbart të drejtat për të përfaqësuar PDSH tek të tretët, nuk rezulton që të ketë bërë kërkesë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për tu futur në këtë proces gjyqësor në formën e personit të interesuar apo ndërhyrësit kryesor apo dytësor. Nuk rezulton gjithashtu i provuar fakti, që gjykata e shkallës së parë të ketë thirrur kryesisht në gjykim z.Lulzim Basha në cilësinë e Kryetarit të PDSH sipas nenit 193 të KPC, si dhe ta ketë legjitimuar atë nga pikëpamja formale dhe procedurale si palë në gjykim edhe pse ky i fundit, i ka drejtuar gjykatës kërkesë me shkrim për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes në shkallë të parë, si dhe pushimin e gjykimit të kërkesës për regjistrimin e vendimeve të marra në Këshillin Kombëtar të PDSH në datën 11.12.2021”
Nëse duhej të bënte kërkesën për të qenë palë në proces ajo duhej të ishte regjistruar në sekretarinë e gjykatës.
Po kështu Gjykata e Apelit çmon se në rast se ndonjë subjekt i tretë pretendon se cenohet nga regjistrimi i këtyre akteve për ndryshimet statutore, ka detyrimin që të paraqesë padi themeli në mënyrë që gjykata të vlerësojë themelin e mosmarrëveshjes dhe të përcaktojë në mënyrë përfundimtare se kush është subjekti që mbart të drejtën dhe kush ka tagrat e përfaqësimit ligjor të personit juridik ndaj të tretëve, si dhe të fshijë regjistrimet e kryera me nënvizim. Gjë që në rastin e Bashës nuk ka ndodhur.
‘Gjykata e Apelit vlerëson se pala që ka paraqitur ankimin nuk ka legjitimitet procedural por edhe substancial që të kundërshtojë një vendim gjyqësor me natyrë deklarative, i cili ka dalë nga një gjykim, në të cilin, nuk ka qenë palë pjesamarrëse në pozicionin e personit të tretë. Vendimi i marrë sipas një gjykimi gracioz, nuk mund të ankimohet në një shkallë më të lartë gjykimi, nga një palë, e cila nuk ka qenë e legjitimuar as nga pikëpamja formale dhe as nga pikëpamja procedurale si palë ndërgjyqëse në procesin gjyqësor të zhvilluar në shkallë të parë.' thuhet në vendim
Basha dha dorëheqjen, Alibeaj pa tagër
Po kështu Apeli thotë se Alibeaj nuk kishte tagrin për të bërë ankimimin ndaj Rithemelimit të Berishës në 25 mars 2023, pasi Basha kishte dhënë publikisht dorëheqjen publike më 21 mars 2022 pas pas humbjeve në zgjedhjet e pjesshme. Me këtë akt, Basha s’kishte më asnjë kompetencë në parti dhe autorizimi I tij për Alibeajn nuk kishte vlerë juridike.
@Efektet juridike të autorizimit apo vlefshmëria e tij mbaron automatikisht me mbarimin apo humbjen e kompetencave të personit nënshkrues të autorizimit. Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z.Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qënë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike. Gjykata e apelit vlerëson se z. Alibeaj nuk ka pasur legjitimim procedural në përfaqësimin e ankuesit PDSH në gjykim dhe në paraqitjen dhe nënshkrimin e aktit “Ankim”. Në kushtet kur përfaqësuesi me autorizim z.Enkelejd Alibeaj, ka bërë ankim kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë pas mbarimit të efekteve juridike të autorizimit, ankimi/apeli i paraqitur nga ky përfaqësues konsiderohet si ankim i bërë nga një person që nuk legjitimohet, si përfaqësues pa tagra,' thuhet në vendim.
Madje Apeli thotë se edhe pse dorëheqja e Bashës nuk është kryer në formën shkresore dhe as gjeti pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe pranuar dhe nga vendimet e Kolegjit Zgjedhor dhe KAS të marsit 2023.
Gjykata e Apelit vlerëson se pavarësisht se dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha nuk është kryer në formën shkresore dhe as ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe i pranuar dhe nga organe të tjera administrative dhe gjyqësore vendimarrëse në procesin zgjedhor. Sipas vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të KAS të lënë në fuqi me vendimin nr.5 datë 27.03.2023 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, PDSH është përfaqësuar në zgjedhjet vendore të vitit 2023 me nën/kryetar z.Enkelejd Alibeaj, për shkak se është pranuar që kryetari z.Lulëzim Basha ka dhënë dorëheqje në datë 21.03.2022. Nga këto akte provuese, provohet se z.Lulëzim Basha nuk ka qënë organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, në momentin e rregjistrimit të ankimit 04.04.2022, pasi është njohur dorëheqja e tij në datë 21.03.2022.
Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z.Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qënë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike.
Apeli: Edhe Gjykata e Lartë njohu Rithemelimin përfaqësues juridik të PD-së
Më tej në vendim gjyqtarët argumentojnë se Gjykata e Lartë duke marrë në shqyrtim rekursin e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit e ‘ka legjitimuar atë si organ përfaqësues të subjektit juridik PDSH, duke i njohur në këtë mënyrë të drejtën që t’i drejtohet gjykatës së shkallës së parë me kërkesë për rregjistrimin e ndryshimeve statutore, dhe në varësi të vendimarrjes së gjykatave më të ulëta të ushtroj mjetet e ankimit, sikurse rekursi në rastin konkret. Pra kërkesa është paraqitur nga një subjekt i cili gëzon legjitimitet procedural për paraqitjen e kërkesës, si kusht i domosdoshme për të ushtruar të drejtat procedurale në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.'
Menjëherë më pas kreu i Partisë së demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha në rrjete sociale paralajmëroi se së shpejti do të bëjë rekurs këtë vendim të Apelit në Gjykatën e Lartë.
Lufta brenda PD-së
Më 11 dhjetor të 2021, Sali Berisha për t’ju përgjigjur përjashtimit nga grupi parlamentar që Lulzim Basha i bëri shtatorin e 2021-shit për shkak se ishte shpallur ‘non grata’, me një pjesë të demokratëve që e mbështesin, mbajti një Kuvend Kombëtar në stadiumin ‘Air Albania”, i cili ndryshoi statutin e PD-së, shkarkoi nënkryetarët, sekretarin e Përgjithshëm, i ngriu kompetencat organeve drejtuese të parisë, e shpalli të pavlefshme kryesinë e PD-së, kuvendin e 18 dhjetorit që Basha mblodhi 1 javë pas tij, ngriti komisionin e Rithemelimit me 29 anëtarë si përgjegjës deri në zgjedhjet e reja në parti dhe së fundi shkarkoi Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.
Në 25 mars të 2022 Gjykata e Shkallës së Parë, me Gjyqtar Agron Zhukrin, tashmë të shkarkuar nga Vettingu, pranoi kërkesën e Komisionit të Rithemelimit për të regjistruar ndryshimet statuore të miratuara në Kuvendin e dhjetorit 2021, por ky vendim u apelua nga PD zyrtare e Bashës me firmën e Enkelejd Alibeajt. Një vit më vonë, më 3 mars të 2023 Apeli vendosi ta kthente në shkallë të parë, vendim të cilin e rrëzoi Gjykata e Lartë. Në seancën e 27 dhjetorit 2023 përmes një seance në dhomë këshillimore Gjykata e Lartë riktheu cështjen në Apel dhe e urdhëroi t'i jepte zgjidhje përfundimtare.
Vendimi i Apelit rrëzoi alibinë kryesore që Berisha vazhdon të përdorë për të justifikuar arrestimin e tij dhe të familjarëve të tij, se ekziston një komplot i Drejtësisë kundër tij i koordinuar nga amerikanët.
Detyrat që Gjykata e Lartë la për Apelin?
Gjykata e lartë kishte lënë si detyrë të identifikohet qartë natyra e mosmarrëveshjes, të verifikohen kushtet e pranueshmërisë së ankimit, të analizohej nga pikëpamja e ligjit dhe e faktit se, çfarë vlere provueshmërie dhe juridike kanë: (i) aktet e miratuara në Kuvendin Kombëtar të PDSH në datën 11.12.2021 në lidhje me organet drejtuese të PDSH, për të cilat kërkohet regjistrimi në regjistrin e partive politike; (ii) aktet e prodhuara nga organet zgjedhore KQZ dhe KAS për aq sa ato mund të konsiderohen se ndikojnë në mosmarrëveshjen objekt shyqrtimi; si dhe (iii) vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, i cili është gjykatë dhe vendimet e dhëna prej tij janë vendime gjyqësore të formës së prerë.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Sot u zbardh vendimi i datës 11 qershor të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e PD-së grupimit të Sali Berisha.
Ndërkohë ka reaguar Lulzim Basha në rrjete sociale, i cili paralajmëron se së shpejti do të bëjë rekurs këtë vendim të Apelit në Gjykatën e Lartë.
'Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë.
Ne nuk e pranojmë padrejtësinë.
Shqipëria meriton më shumë.', shkruan Basha.
Argumenti nuk qendron sepse:1-Basha vertet dha doreheqjen publike /de facto/,por emri i tij ishte akoma i regjistruar si kryetar i PD /de jure/,sic doli me vone.2-Basha ishte ne post si kryetar i PD me kompetenca te plota,kur perjashtoi Berishen e me vone disa fanatike te tij,kurse Berisha nuk kishte kurfare kompetencash drejtuese /de jure/ brenda partise ne ate moment dhe krijoi fraksionin e Rithemelimit me fanatiket e tij dhe i dha vetes /te drejtat/ e kryetarit te partise nga e cila ishte perjashtuar.Pra u soll me PD si me nje /toke te xanum/.Nuk mund t'i njihet e drejta Berishes mbi kete /toke/.3-Kur juve pranoni terheqjen /de facto/te Bashes si /de jure/ per te justifikuar mos dhenien e vules,atehere pse pranoni /kryetarllekun/ /de facto/ te Berishes si /de jure/ si justifikim per t'i dhene vulen?! A nuk krijohet nje paradoks e kundershti' me vete opinionin tuaj?!
PërgjigjuVendimi Gjykatës për kalimin e VULËS te S.Berisha MORALISHT ËSHTË I PADREJTË: 1.S.Berisha është shpallur non grata nga SHBA,ANGLIA për KORRUPSION MADHOR,etj. 2.L.Basha zbatoi porosinë Amerikane për përjashtimin e S.Berishës nga PD.Dhe Luli këtë bëri..! 3.Gjykata nuk mundet ti jepte vulën S.Berisgës por një n/kryetari të grupimit politikë të shumicës,duke e lën S.Berishën në STOL. deri sa të merrej vendimi NGA DREJTSIA SHQIPËTARE QË ËSHTË NËN ARREST..DHE DO GJYKOHET PËR 21 JANARIN,etj. 4.L.Basha është mirë të KRIJOI PARTI TË RE..pasi drejtësi është TREDHUR NGA SB 92..!
PërgjigjuKur e quajn vete rithemlim Bellua me Mulin o zot dmth
PërgjigjuShumë bukur. Gjykata merr vendime me deklarata publike dhe jo shkresore??!! Atëhere ka vënë preçedent, dmth të plasë brenda sali kërmën për deklaratat publike të 21 janarit "jo 3 po 30 dhe 300 do kisha vrarë"!!
PërgjigjuKunata e Ballakut ja dha vulën mirë thotë Basha “Trekëndëshi i Bermudës”