Deputetët e Lëvizjes Socialiste në Serbi i kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Serbisë propozim për Rezolutë për anëtarësimin e Serbisë në BRICS.
Nënshkrues të këtij propozimi janë deputetët e partisë, kryetar i së cilës është sanksionuar nga SHBA, Aleksandër Vulin, Bojan Torbica dhe Gjorgje Komlenski, të cilët janë partnerë koalicioni me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
BRICS është një akronim që i referohet Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut.
Kjo aleancë ka marrë një vëmendje të madhe ditët e fundit, e shtyrë nga politikanët më të lartë rusë që shprehen se duan të krijojnë një botë me ekonomi multipolare, teksa rubla ruse është në rënie të lirë për shkak të sanksioneve nga Perëndimi.
Ish ministri i Brendshëm serb, Aleksandët Vulin është futur në listën e zezë të sanksioneve amerikane. Vulin, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi akuzohet nga Uashingtoni si i përfshirë në krimin e organizuar dhe në aferat korruptive.