Aleksandër Vulin

Vulin rrëfehet hapur për agjencinë ruse se Moska është përzier në protestat e Beogradit, flet edhe për Kosovën

27 Dhjetor 2023, 14:23| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 14:24

  • Share

Në një pohim të papritur për Ria Novosti, ish-kreu i Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit, Aleksandër Vulin u shpreh se Moska e ndihmoi Serbinë të ruante rendin kushtetues gjatë trazirave në kryeqytetin serb.

“Rusia është një partner, një aleat që respekton vullnetin e popullit serb. Rusia ishte me Serbinë edhe këtë herë dhe rendi ynë kushtetues u ruajt”, tha Vulin për RIA Novosti.

Në një kohë kur ndërkombëtarët vazhdimisht i kanë tërhequr vërejtje Serbisë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë, Vulin e ktheu këtë në një arsyeje mburrjeje kur tha se kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç është i vetmi lider në Europë që nuk e ka hedhur një hap të tillë.

Edhe për veten, u shpreh krenar që është i vetmi drejtues i një agjencie të zbatimit të ligjit në kontinentin e vjetër, i cili nuk i është dorëzuar ndjenjave anti-ruse.

Vulin insistoi gjatë bisedës se pas protestave të dhunshme në Beograd qëndron Perëndimi. Për këto protesta, të cilat i përshkroi si “pjesë e përgatitjes për Maidan”, ai tha se nuk janë instrument presioni ndaj Kosovës dhe sanksionesh ndaj Rusisë, por tentativë për të rrëzuar presidentin Vuçiçc.

Mbrëmjen e djeshme, qindra vetë u mblodhën sërish përpara selisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në qendër të Beogradit, përpara se të parakalonin drejt Pallatit të Drejtësisë, duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar.

Të hënën, policia arrestoi 38 persona që kishin marrë pjesë në tubimin kundër parregullsive të raportuara gjatë votimeve të 17 dhjetorit, pas të cilave fituese u shpall Partia Përparimtare e Vucicit. Të dielën në mbrëmje, protestuesit u përpoqën të hynin në bashkinë e Beogradit, duke thyer xhamat, përpara se forcat e rendit te perdornin gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për t’i shpërndarë ata.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 27/12/2023 16:36

    Mos u kap për Kosoven o fashist serborus i qelbur se digression si pishat nga vapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?