Vulin zv.kryeministër në qeverinë serbe, Nexhat Behluli për Report Tv: Njihet si anti-shqiptar! Ka përdorur etiketime fyese

1 Maj, 12:35| Përditesimi: 1 Maj, 13:17

  • Share

Qeveria e Serbisë tashmë është mandatuar prej kryeministrit të ri, Millosh Vuçeviç.

Ajo që bie në sy është zëvëndëskryeministri Aleksander Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe dhe i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për ‘Sot Live në Shqipëri’, gazetari Nexhat Behluli nga Presheva u shpreh se Vulin mund të jetë emëruar edhe si presion nga Moska ndaj presidentit Aleksander Vuçiç.

‘Është i vetmi që vjet u shpërblye me çmim nga Putin. A e bën Vuçiç me presion të rusëve, këtu flitet që Vulin është një kafshatë e fortë për Vuçiç që nuk e suspendon nga jeta politike, Zhurma reale e amerikanëve është e padëgjueshme në Serbi’, shprehet Nexhat Behluli.

Nga ana tjetër, opozita serbe nuk mund ta kundërshtoj emërimin e Vulin, vijon Behluli dhe shton se ai është edhe një anti-shqiptar që përdor etiketime fyese ndaj shqiptarëve.

‘Opozita serbe nuk mund të kundërshtoj vetëm pse Vulin iu ka nda një post i lartë, sepse opozita serbe komplet është pro ruse dhe e dinë pozicionin dhe qëndrimet e Vulin, nuk është problem nga opozita serbe. Ajo ka tjera revolta ndaj Vuçiçit. Sa i përket shqiptarëve kemi rregullisht kundërshtime, pasi Vulin ishte shef i sigurimit shtetëore dhe anti shqiptar i njohur dhe paraqitja e tij na ofendon me termin shqiptari. Ai rregullisht e përsërit termin ofendues shqiptari. Lider politik i veçantë në Serbi që nuk e çan kokën për kritikat nga amerikanët, është dhe arrogant prepotent’, thekson gazetari.

Sa i përket emërimit të Ivica Daçiçit si ministër i Brendshëm, Behluli thekson se Daçiç dhe Vuçiç e kanë nisur karrierën politike së bashku, ndërsa ai ka trashëguar partinë e Millosheviçit.

‘Nuk është hera e parë që Daçiç, partner i koalicionit. Daçiç është aprtneri kryesor i Vuçiçi. Aq më teprë ku ka zgjedhje lokale në Beograd më 2 qershor. Vuçiç llogarit partinë e Daçiçit si partner, pasi pa nndihmën e tihj nuk mund ta mposht opozitën. Daçiç dhe Vuçiç bashkë e filluan karrierën politike dhe vazhdojnë të qeverisin si partner të pandashëm’, thotë Behluli.

Sakaq, më datë 2 qershor priten zgjedhje lokale në komunat shqiptare të Preshevës dhe Bujanovcit, ku partitë shqiptare do të garojnë të veçuar.

‘Ka filluar grumbullimi i mbishkrimeve. Në Preshevë 4 parti shqiptare kanë dorëzuar listat. Deri tani në Preshevë kemi 6 parti shqiptare që do të garojnë. Do të garojnë me lista ndaras, me kandidatë të nominuar të veçantë’, përfundon Behluli.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?