Një shpend i cili kishte ngecur në rërën me naftë

Bota

Vullnetarët shpëtojnë kafshët e bllokuara në naftë pas aksidentit mes dy anijeve ruse në ngushticën e Kerçit (VIDEO)

4 Janar, 14:55| Përditesimi: 4 Janar, 15:03

  • Share

Vazhdojnë operacionet e pastrimit në plazhet e Kerçit, në Krime, dy javë pas katastrofës mjedisore të shkaktuar nga mbytja e dy cisternave ruse të naftës në Detin e Zi.

Mijëra vullnetarë u mobilizuan për të shpëtuar kafshët e mbuluara me naftë. Sipas burimeve të qeverisë ruse më shumë se 71,000 ton rërë e ndotur është hequr përgjatë 56 kilometra të vijës bregdetare.

Aksidenti ndodhi më 15 dhjetor gjatë një stuhie ku dy anijet ruse të fundosura derdhën rreth 3700 ton naftë në ngushticën e Kerçit .

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?