Opinion
Periferi

Vullneti për riparimin e indeve të shoqërisë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

23 Korrik, 10:31| Përditesimi: 23 Korrik, 10:33

  • Share

Ka disa rrethana interesante që na detyruan të hedhim sytë mbi realitetin e Kishës Otrtodokse Autoqefale të Shqipërisë. Është sikur, në muajt e fundit të vitit që shkoi, i ndjeri Janullatos, pas një jete të kaluar në Shqipëri, mblodhi tërë frymën që i kish mbetur dhe me fuqinë e një mistiku kumboi: Ndaluni, shikoni çfarë kemi bërë! Shijojeni! Por sidomos, ruajeni dhe kultivojeni! Me siguri edhe besimet e tjera, por Kisha Ortodokse po shpalos dita ditës dëshirën e madhe të shoqëruar me veprim për të përmirësuar shoqërinë tonë. Me këtë qëllim kemi ndjekur fjalën e Fortlumturi Joanit në takimet në kampet verore të organizuar për fëmijë dhe të rinj dhe dallojmë aty impenjimin e madh dhe konkret për të riparuar, shëndoshur, përmes fëmijëve dhe të rinjve, shoqërinë. Dhe nuk mjaftojnë fjalët! Mbajtja në aktivitete, larg celularëve dhe rrjeteve sociale, kërkon punë dhe durim. Dhe duket se puna dhe durimi me të rinjtë shqiptarë që frekuentojnë Kishën tonë ortodokse, është djersa e kësaj vere për shumë priftërinj.

Kur një Fortlumturi, edhe pse ka qëlluar i fesë ortodokse, u flet fëmijëve e të rinjve për paqen e brendshme, për largimin nga thashethemet, kotësirat, mosmarrjen me jetët e të tjerëve, e vendos gishtin në plagën e një shoqërie të vogël, të mbyllur e të izoluar prej shumë vitesh, si kjo e jona. Riparimi i etikës dhe moralit të brendshëm bëhet tani, sa nuk është vonë për të kuptuar se ligësia, thashethemi, përfolja e jetëve të të tjerëve me keqdashësi, nuk është gjë tjetër veç se humbja e vetvetes dhe nisja e një të çare e plage në indet e shoqërisë.

Është kjo punë që nëse bëhet me ndërgjegje dhe nga institucione e media mund të ndihmojë realisht çdo shqiptar të jetojë me mirë dhe më i paqtë në shtëpi. Puna me të rinjtë, me njerëzit në nevojë dhe me të moshuarit duket një mision konstant i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe punët e mira, nga cilido besim, individ apo institucion të vijnë, janë si floriri i çmuar që ngjit të çarat në shoqëri. Prandaj kanë dhe vlerësimin dhe vëmendjen tonë maksimale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?