Modric duke festuar golin e parë me Milanin

Sport

Vulos goli i parë i Luca Modric, Milan 'likuidon' Bologna-n! Barcelona shpartallon Valencia-n (VIDEO)

15 Shtator, 11:37| Përditesimi: 15 Shtator, 11:41

  • Share

Goli i parë i Luca Modric i ka siguruar Milanit 3 pikët në javën e 3 të Seria A. ‘Djalli’ ia doli me rezultatin minimal 1-0 kundër Bologna-s, por të mjaftueshëm për të arritur objektivin e trajnerit Allegri dhe të tifozëve që ishte fitorja. Në minutën e 61, 40-vjeçari kroat finalizoi në perfeksion asistin e Saelemakers.

Sassuolo siguroi fitoren e parë për këtë sezon, duke mposhtur 1-0 Lazio-n. Në Mapei Stadium vulosi goli i Fadera-s në minutën e 70, duke i shkaktuar disfatën e dytë pas 3 ndeshjeve të besuarve të Maurizio Sarri-t.

3 pikët e para gjeti edhe Atalanta që fitoi lehtësisht 4-1 kundër Lecce-s së Ylber Ramadanit, i cili luajti si tiullarë. Ndryshe ishte situata për Berat Gjimshitin te bergameskët, pasi qëndroi në stol përgjatë 90 minutave.

Në La Liga Barcelona s’tregoi mëshirë kundër Valencia-s. katalanasit fituan 6-0, teksa pjesa e parë u vulos nga goli i Fermin Lopez. Në të dytën spikati shpejt Rapinha me ‘dopietë’, ndërsa sërish Lopz i dërgoi shifrat përkohësisht në 4-0. Deri në fundin e lojës dy herë rrugën e rrjetës gjeti edhe Robert Leënadoëski.

Në Premier League Manchester United u dorëzuar 3-0 në derbi kundër City-t. Skuadra e Guardiolës u rikthye te fitoret duke dominuar kundërshtarin e qytetit. Fillimisht realizoi Phill Foden, ndërsa më pas Erling Halaand realizoi ‘dopietë’.

Liverpool ia doli sërish në limitet e kohës së rregullt. Kampionët e Premier League mposhtën 0-1 Burnley-n me golin e realizuar me penallti në minutën e 95 nga Salah. ‘The reds’ kanë siguruar 100% të pikëve pas 4 ndeshjeve të para, ndërsa Armando Broja debutoi për herë të parë në kampionat me Burnley-n.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?