Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric

Sport

Vuloset kualifikimi, trajneri i Vllaznisë Brdaric: Kundër Elbasanit çerekfinale delikate, nuk duam të shkojë në shtesë

24 Shkurt, 13:44| Përditesimi: 24 Shkurt, 13:48

  • Share

4 ditë pas sfidës në kampionat që u mbyll me shifrat 1-1, Vllaznia do të presë sërish Elbasanin të martën në Loro Boriçi, por këtë herë për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në Shkodër do të jetë sfida e kthimit, pasi në ‘Elbasan Arena’ çerekfinalja e parë është mbyllur 0-0.

"Është një ndeshje delikate kundër Elbasanit, pasi është përcaktuese. Kush fiton do të kualifikohet. Objektivi është të kalifikohemi ne dhe për këtë do të luajmë shumë të përqendruar,"-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Qëllimi i Vllaznisë të martën duke nisur nga ora 17:00 është të sigurojë kualifikimin pa e dërguar ndeshjen në shtesë.

“Në rastin më të mirë, ne duam të kualifikohemi brenda 90 minutave, pasi në javët në vijiom do të kemi shumë ndeshje dhe për pasojë do të ketë lodhje. Ata do vijnë këtu me qëllimin për të na mundur, por ne duam ti trgojmë vlerat tona,”-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Po të martën në orën 17:00, në Arenën e Demave, Partizani që vjen pas krizës në Superligë, teksa pas humbjes me Bylisin shkarkoi trajnerin Veselinovic, do të presë Laçin. Të kuqtë në ndeshjen e parë barazuan 0-0 në Kurbin dhe nisur nga avantazhi i fushës, por edhe nën drejtimin e drejtorit Abilaliaj, do të kërkojnë të lënë pas momentin e vështirë.

Dy përballjet e tjera çerekfinale Egnatia-Bylis dhe Skënderbeu-Dinamo do të luhen të mërkurën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?