Shkodër/ I vunë tritol në garazh 52 vjeçarit, në kërkim 2 ish-futbollistë, shkak sherri për shezlongët, dy javë më parë i dhunuan të afërmin (EMRAT)

30 Qershor 2023, 09:43| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 18:35

  • Share

Në 2021-shin, sherri mes dy palëve se ku ndaheshin metrat për të vendosur shezlong, prodhoi 4 viktima në Velipojë, duke i marrë jetën dhe një të pafajshmi, kamarierit 20-vjeçar Musaen Zeneli që kishte ditën e tij të parë të punës në një nga resortet e dy fiseve me biznese, Ferracakët e Gocajt.

2 vite më pas, Velipoja sërish prodhon ngjarje për territoret e shfrytëzimit të hapësirës së plazhit për shezlonge.

Më 1 qershor, dy ish-futbollistët 27-vjeçarë të Tërbunit dhe Vllaznisë, Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj, dhunuan me mjete të forta një 64-vjeçar duke mos gjetur vijën ndarëse mes dy bizneseve për vendosjen e shezllongeve.

Prej asaj dite, policia i shpalli të dy të rinjtë në kërkim, por kjo nuk i ndali, që 29 më vonë, të shpërthenin tritol në banesën e afërmit të personit që dhunuan.

Mëngjesin e 29 qershori i vunë një sasi të vogël eksplozivi në garazhin e banesës së Agim Urajt, në lagjen “10 korriku” në Shkodër. Nga shpërthimi, dëmet në garazhin e 52-vjeçarit ishin vetëm materiale.

Nuk dihet nëse pas sherrit për shezlongët, Agim Uraj ka bërë ndonjë veprim ndaj të rinjve që policia kishte identifikuar si autorë të plagosjes së rëndë ndaj të afërmit të tij 64-vjeçar të cilit i kishin dëmtuar dhe makinën me të cilën lëvizte. Kjo do të justifikonte veprimin e tyre, vendosjen e tritolit në shenjë hakmarrje. Ashtu sikundër nuk përjashtohet pista, që dy ish-futbollistët në kërkim, mund të mos jenë mjaftuar me dhunimin e burrit për shezlongët, dhe të kenë dashur të dëmtojnë edhe të afërm të tij.

Ish-futbollisti i Vllaznisë, Zabit Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Duel dhe Hydajet Mehmedajt, autorë ende në kërkim të vrasjes të 'të fortit' të Shkodrës, Ridvan Ramazanit në  28 nëntor të vitit 2020.

Ora 10:31
Në kërkim për tritolin në garazhin e Agim Urajt, ish-futbollisti 27 vjeçar kushëri i Duel Mehmedajt që ekzekutoi 'të fortin' e Shkodrës në 2020-ën

1688111681_zabitmehmetaj.jpg

Zabit Mehmedaj, ish-futbollist i shpallur në kërkim për tritolin që shpërtheu ditën e djeshme në garazhin e Agrim Urajt dhe për dhunimin e një 64 vjeçari dy javë më parë, është edhe i afërm i Duel Mehmedaj, autor i vrasjes të të fortit të Shkodrës, Ridvan Ramazani.

Ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në nëntor të vitit 2020 nga dy vëllezërit Duel Mehmedaj dhe Hydajet Mehmedaj, të cilët udhëtonin me motor.

Zabit Mehmedaj është kushëriri i Duel Mehmedajt, ky i fundit gjithashtu në kërkim për vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Ora 09:57
Vendosën tritol në garazhin e 52 vjeçarit në Shkodër, Report TV siguron fotot e 2 ish-futbollistëve të shpallur në kërkim

1688111590_seadetmyftiazabitmehmetaj.jpg

Këta janë Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj, të shpallur në kërkim për tritolin e vendosur në garazhin e 52 vjeçarit Agim Uraj ditën e djeshme. Të dy të shpallurit në kërkim rezultojnë të kenë qenë futbollistë. Konkretisht Seadet Myftia ka luajtur më parë me skuadrën e Tërbunit, ndërsa Zabit Mehmedaj është ish futbollist i Vllaznisë.

Të dy të 27 vjeçarët mësohet se janë shpallur në kërkim edhe për ngjarje të tjera kriminale. Zabit Mehmedaj ishte shpallur në kërkim për sherrin me sende të forta të ndodhur dy javë më parë për shezllonet.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/07/2023 00:56

    Hiqjuani pa te drejte apelimi per te gjithe kete sezon lejen per shfrytezimin e plazhit te dy paleve,pa pyetur kush ka te drejte e kush eshte gabim dhe keni per te pare si do te behen qengja keta.

    Përgjigju
  • XXX: 30/06/2023 11:25

    Maloket nuk blhen njerëz, jan kafsh prehistorike.

    Përgjigju
    • Toni: 30/06/2023 13:51

      Keta sjane maloke, te ardhur nga malet, por funderrina te nje lagjeje haramesh dhe psikopatesh ne Shkoder.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?