Ka ndërruar jetë pas disa ditësh luftë në spital një nga ikonat e Italisë në futboll si Salvatore Schillaci ose siç njihej ndryshe Toto Skilaçi. Ai ishte operuar dy herë për kancerin në zorrën e trashë, por këtë herë nuk mundi ti mbijetontë kësaj sëmundje në moshën 59-vjeçare.
Schillaci do mbahet mend gjatë për kampionatin Botëror të 1990 të zhvilluar në Itali, teksa e nisi si zëvendësues me axurrët por sapo preku fushën e gjelbër nuk doli më. Në atë Botëror ai shënoi 6 gola duke ndihmuar Italinë të kapte vendin e 3, ndërsa në nivel klubesh ka luajtur me ekipe si Juventus dhe Inter, por shenjë më së shumti la me Messinën ku luajti për 7 sezone.
I madhi Toto Schillaci u prehte ne paqe. Çfare boterori te çmendur luajti ne '90-en?!
Përgjigju