Drake

Vuri bast për fitoren e legjendës së boksit Mike Tyson, Drake humb 355 mijë dollarë

16 Nëntor, 15:00| Përditesimi: 16 Nëntor, 15:03

  • Share

Reperi kanadez Drake ka humbur plot 355 mijë dollarë (336 mijë euro) pasi vendosi një bast për fitoren e legjendës së boksit, Mike Tyson, kundër youtuber-it dhe boksierit Jake Paul.

Drake njihet për bastet e tij të mëdha në evente sportive, por shpesh herë përfundon duke humbur. Ndjekësit në rrjetet sociale nuk kursyen komentet ironike, duke e fajësuar atë për “mallkimin” e Tyson-it.

“Normalisht që Drake u përfshi dhe ja ku jemi”, “Gjithmonë e prish situatën ky i mjeri Drake”, dhe “E dija që nuk kishte shanse kur Drake vuri bast”, ishin disa nga reagimet e publikut.

Nëse Tyson do të kishte fituar, Drake do të kishte përfituar mbi një milion dollarë (948 mijë euro).

Legjenda e boksit Mike Tyson (58 vjeç) u rikthye në ring pas gati 20 vitesh, por humbi ndaj Jake Paul-it, 27-vjeçarit youtuber që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në boks. Pas tetë raundesh, gjyqtarët vendosën fitoren për Paul, duke shënuar një moment zhgënjyes për Tyson.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?