Aleksandr Sofronov

VIP & Spektakël

Vuri bast për Spanjën, ky prezantues i famshëm u detyrua të shkonte në punë me fustan (Foto)

3 Korrik 2018, 09:08| Përditesimi: 3 Korrik 2018, 09:22

  • Share

Një prezantues i famshëm rus e festoi fitoren e vendit të tij ndaj Spanjës, i veshur me fustan. Kjo pasi ai ishte i sigurtë që Rusia e kishte të pamundur të fitonte  kundër Spanjës. “Nëse kjo ndodh, unë do të vij me fustan në punë,”- u shpreh ditën e ndeshjes prezantuesi i një radioje ruse, Aleksandr Sofronov.

“Sport FM”, radioja ku punon Sofronov transmeton live edhe përmes televizionit, ç’ka do të thotë se fustanin ngjyrë rozë e panë të gjithë ndjekësit e tij. Këto foto kanë qarkulluar në të gjitha rrjetet sociale duke u bërë virale. Përfundimisht ky ka qenë Botërori i surprizave, pasi skuadra si Gjermania, Spanja dhe Argjentina u prenë të gjithëve ëndrrat në mes.

Që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kjo ishte hera e parë që Rusia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?