Një 46-vjeçar është nënë hetim pasi akuzohet për zjarrvënie në fshatin Vajkan pranë varrezave duke djegur një sipërfaqe toke,
E.K., 46 vjeç, banues në Vajkan Fier, akuzohet se në varrezat e fshatit ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Edhe në Kavajë po hetohet në gjendje të lirë një 46 vjeçar, pasi dyshohet si autorë i zjarrvënies në një sipërfaqe toke në fshatin Synej, duke djegur një banesë të vjetër, të pabanuar dhe disa rrënjë ullinj.
Autorët e djegies së bimësisë dhe pyjeve nga veriu në jug po shkojnë drejt hekurave. Ndërkohë që me zjarret situata vijon të jetë ende problematike në Majën e Rrunës dhe Fushë Arrëz.
Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.
Foto ilustruese
Një 46-vjeçar në Kavajë po hetohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet si autorë i zjarrvënies në një sipërfaqe toke në në fshatin Synej, duke djegur një banesë të vjetër, të pabanuar dhe disa rrënjë ullinj. Sipas Policisë, 46-vjeçari me inicialet Dh. Ç., dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".