Kronikë

Zjarr në një banesë në Reps të Mirditës, zjarri në banesë i merr jetën vëllait të ish-kreu i Gardës në 21 Janar! Jetonte i vetëm

4 Tetor 2021, 14:10| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 19:10

  • Share

MIRDITË- Nikoll Prendi, vëllai i ish-kreut të Gardës në 21-janar, Ndrea Prendi, ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike mesditën e sotme.

 Bombola në banesën e tij në fshatin Reps të Mirditës ka shpërthye e si pasojë e flakëve që "pushtuan" vendin, Prendi ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 13:40. Nga ajo sa Report Tv ka arritur të mësojë është se Prendi ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë.

"Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40,  në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

B.K./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndrec Prendi: 04/10/2021 14:56

    Nuk vdes plera qe duhet.. Po shkon e vdes hallexhiu! Hajde padrejtesi hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?