TIRANË - Admir Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë, vëllai i kryetares së Këshillit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, është denoncuar si përfshirë në një skemë mashtrimi, nga një biznesmeni nga Vlora, Eduard Dauti, i cili pretendon se ka paguar shumën prej 241 mijë e 600 euro, por nuk e ka marrë apartamentin. Ndërsa edhe vetë dnërtuese Mulaj ka paditur në prokurori biznesmenin nga Vlora për akuzën e "mashtrimit".
Admir Mulaj është pronar me aksione të plota i kompanisë së ndërtimit “Construction Management Allience-Albania”, që ka ndërtuar një pallat në ish-zonës së bllokut në Tiranë. Pikërisht ky pallat në ditët e sotme është përfunduar dhe shitur nga Admir Mulaj, por një nga kontraktuesit e Admir Mulaj, i është drejtuar gjykatës së Tiranës, duke e akuzuar vëllain e Natasha Mulaj, Admir Mulaj, për mashtrim.
Mulaj dhe biznesmeni nga Vlora Eduart Dauti, janë duke u përballur në gjykatë me një padi civile të bërë nga biznesmeni i dëmtuar Dauti, ku ky i fundit kërkon nga gjykata e Tiranës, që të detyrojë Admir Mulaj për ta njohur si pronar të apartamentit me sipërfaqe 151 m2, në katin e 15 të pallatit të ndërtuar nga shoqëria ndërtimore “Construction Management Allience-Albania”.
Biznesmeni Eduart Dauti, pretendon se ka rënë dakord dhe ka firmosur në prill 2013 një kontratë sipërmarrje me Admir Mulaj. Pikërisht në këtë kontratë, Mulaj garantonte shitjen e një apartamenti me sipërfaqe prej 151 m2 kundrejt një shumë prej 241 mijë e 600 euro. Apartamenti ndodhet në rrugën “Donika Kastrioti” në zonën e ish-bllokut, shumë pranë ambasadës Ruse në Tiranë. Kjo pagesë - thotë biznesmeni në padinë e tij - është kryer e plotë duke ja dorëzuar këtë shumë kompanisë së Admir Mulaj.
"Pagesa është kryer nga ana ime dhe nuk ka zot që të mohojë këtë pagesë. Unë shumën e kam dorëzuar në dorë për blerjen e apartamentit dhe kompania në fjalë më ka prerë dhe një mandate arkëtimi. Ky mandat arkëtimi është me firma dhe vulën e njomë të kompanisë “Construction Management Allience-Albania” që zotërohet nga Admir Mulaj. Pasi kam paguar lekët kemi shkuar dhe para noterit dhe kemi firmosur bashkë me këtë zotërinë”-thotë biznesmeni Eduart Dauti.
Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i Admir Mulaj, njëkohësisht dhe vëllai i tij Vladimir Mulaj, pohoi se që prej muajit Tetor, kanë depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës, duke akuzuar Dautin për akuzën e “Mashtrimit”.
“Ne i jemi drejtuar prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal ku kërkojmë ndjekjen penale për Eduart Dautin, pasi ky i fundit nuk provon që të ketë kryer një pagesë në drejtimin e kompanisë së vëllait”-tha Vladimir Mulaj.
Por nga ana tjetër Dauti shprehet se “jam njohur me prezencën e këtij kallëzimi në gjykatën e Tiranës, pasi gjyqtarja Dhurata Balla, pas 26 seancave gjyqësore vendosi ta pezullojë procesin pasi pala tjetër ka sjellë këtë padi penale. Kjo është një padi që nuk tregon asgjë dhe se kuptoj se ku duan të dalin vëllezërit Mulaj. Nëse ata s’pranojnë që s’kanë marrë 241 mijë e 600 euro, atëherë pse e kanë firmosur mandatin e pagesës me firmë dhe me vulë të kompanisë?. Nëse është kryer ky kallëzim prej tyre, atëherë pse gjatë gjithë kësaj kohe,nuk më ka thirur asnjëherë prokuroria mua të kallëzuarin prej tyre?.”-thotë Dauti.
Më tej ky i fundit tregon se ka marrë dy vërtetime nga sekretaria e prokurorisë së Tiranës, që tregojnë se ndaj tij nuk zhvillohet asnjë procedim penal.
Tashmë që të dyja palët janë përfshirë në një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës, apartamenti është shitur tek një person tjetër me një çmim tjetër.
Ore c behete keshtu tere të ligate ne vlonjatete. Nje gje të mire nuk gjene ne Vlore
Përgjigju