Matias dhe Lionel Messi

Sport
VIP & Spektakël
Bota

Vëllai i Messit sërish në telashe me drejtësinë, Gjykata e shpall fajtor

19 Gusht 2018, 16:49| Përditesimi: 19 Gusht 2018, 16:54

  • Share

Vëllai i yllit të futbollit vazhdon të ketë probleme me drejtësinë argjentinase. Matias Messi, vëllai i Lionel Messit është shpallur fajtor dhe është dënuar nga gjykata me dy vjet e gjysmë burg për mbajtjen e një arme pa leje.

Por ai nuk do ta kryejë dënimin e tij në burg, por me punë në komunitet. Sipas medieve vendase arma e zjarrit ju gjet nga fundi i vitit të kaluar, kur 35-vjeçari Matias, u rrëzua në lumin Paraná.

Në këtë incident, Matias pësoi një nofull të thyer dhe lëndime të tjera. Vëllai i yllit të Barcelonës, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të telasheve të tij me armët edhe më herët.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?