Droga dhe alkooli janë të përhapura në shoqëri ku një numër jo i vogël personash janë konsumues dhe kanë krijuar varësi. Pasojat nga kjo varësi janë si fizike ashtu dhe psikologjike e sociale. Alkooli dhe droga, lënë jo pak pasoja në jetën e një personi, i cili është konsumues dhe ka krijuar varësi ndaj substancave.
Të rinjtë dhe jo vetëm nisin konsumimin e alkoolit dhe substancave narkotike, dhe pas njëfarë kohe nuk janë më në gjendje që ta kontrollojnë këtë varësi. Krahas varësisë, vështirësia qëndron dhe në procesin e lënies së alkoolit apo drogës.
Alert Drishti, Toksikolog, tregon për Report Tv, se konsumimi i tepërt i alkoolit dhe llojeve të drogës shkakton probleme në funksionimin e organeve të trupit. “Organet e para që dëmtohen tek alkoolistët është mëlcia, sistemi nervor qëndror dhe ai periferik, e kështu me rradhë pastaj fillojnë dëmet e të gjithë organeve në organizëm, pra dëmet janë multiorganore. Përsa i përket përdorimit të drograve varet edhe nga rruga e marrjes. Në rastet e përdoruesve me shiringë, pra intravenë, dëmet e para vihen re tek arteriet e gjakut, mënyra se si ato e bëjnë, kushtet si e bëjnë, e bëjnë të mundshme që të marrin dhe infeksione të tjera, ndërsa inhalimi, problemet kryesore fillojnë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, duke qenë porta e parë e kontaktit me to”-u shpreh Drishti.
Pasojat nuk janë vetëm fizike, por dhe psikologjike e sociale. Sipas Psikologes Lorela Garuli, mbidoza apo absinenca e alkoolit dhe drogës, ndryshon sjelljen e konsumuesve, duke sjellë dhe crregullime në veprimet e tyre.
“Në momentin që individi nuk mer dozën e caktuar apo atë substancë që është mësuar për një periudhë kohe, trupi i tij nuk do të funksionojë më njësoj. Mardhëniet nuk do të jenë më të njëjta, shumë njerëz mund të lenë vendin e punës, sepse është e pamundur që të ndjekin ritmin dhe rutinën. Nëse janë të martuar, famijarë apo kanë edhe fëmijë, sigurisht ajo që ndodhë është që vështirësohen dhe mardhëniet e tyre familjarë, pra jo vetëm me veten, shoqërinë por dhe me familjen”-tha psikologia
Të gjitha rastet me mbidozë të alkoolit apo substancave narkotike, si dhe me simptoma te absinencës, trajtohen në QSUT.