Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Wanda Nara do bëhet nënë për herë të gjashtë? Fotografia në krahët e Mauro Icardi zbulon gjithçka

30 Nëntor 2022, 16:59| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 17:01

  • Share

Marrëdhënia e Wanda Narës me Mauro Icardin duket si një histori që nuk ka fund. Mes tyre ka dashuri, pasion, por nuk mungojnë ulje-ngritjet. Së fundmi duket se janë rikthyer pasi do të bëhen sërish prindër.

Kjo është gjithçka po përflitet për ta pas fotografisë së publikuar nga futbollisti në Instagram. Ai shfaqet pranë Wandës dhe i ka vënë duart në barkun e saj si për të nxitur spekulimet se janë në pritje të një fëmije.

Pas pajtimit, bënë pushime në Maldive ndërsa Nara nuk ka hezituar të shkruajë disa fjalë të bukura në rrjetet sociale. “Faleminderit për një tjetër udhëtim të bukur. Vendi im i preferuar je ti. Që më çove në parajsën tonë, për dashurinë tënde dhe kujdesesh gjithmonë për mua. Kurrë mos dysho se sa shumë të dua. Mezi pres të kthehem me G ” është komenti i parë që ngjall dyshime, i bërë nga vetë Nara më postimin e publikuar nga Icardi në Instagram. 

Wanda Nara është nënë e 5 fëmijëve, 2 prej të cilëve erdhën në jetë nga historia me Icardin.

Postimi i Mauro Icardi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?