Wanda Nara me Mauro Icardi

Wanda Nara regjisorja e kalimit të Icardit tek PSG-ja

3 Shtator 2019, 12:29| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 12:35

  • Share

Wanda Nara ka qenë regjisorja e transferimit të bashkëshortit të saj Mauro Icardi tek PSG. Lëvizja bombë e ditës së fundit ishte Mauro Icardi tek Psg. Sulmuesi argjentinas la Interin dhe u prezantua tek kampionët e Francës duke theksuar se është shumë i lumtur.

 Do të mbajë fanellën me numrin 18 ndërsa ka rinovuar edhe për një vit me Interin dhe për një vit huazim zi-kaltërit do përfitojnë 5 mln euro ndërsa PSG ka të drejtën e blerjes për 65 mln euro. Icardi do të përfitojë 10 mln euro në sezon. Ekipi francez bëri edhe një tjetër blerje të bujshme.

Mediat zbardhin edhe prapaskenat e transferimit të ish-kapitenit të Interit tek PSG ku rol kryesor ka pasur bashkëshortja dhe agjentja e tij Wanda Nara. Së pari, Wanda ka arritur një akord ekonomik shumë favorizues dhe më pas ka bindur sulmuesin që të thotë "Po" e bindur se kalimi tek PSG ishte zgjidhja logjike për të ardhmen.

Tjetër lëvizje e bujshme e Psg ishte afrimi i portierit të Real Madrid Keylor Navas për 15 mln euro ndërsa tek spanjollët u largua Areola.

Edhe Roma ishte shumë aktive ditën e fundit ku u afruan sulmuesi Nikola Kalinic dhe mesfushori armen Mkhytarian.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?