Shumë po pyesin dhe shumë po përpiqen të gjejnë përgjigje se përse Warren Buffett, po heq miliarda dollarë aksione dhe po grumbullon likuiditet. I konsideruar si një nga investitorët më të mëdhenj ndonjëherë, përmes kompanisë së tij Berkshire Hathaway, Buffett ka bërë disa rregullime në portofolin e tij vitin e fundit, duke përfshirë edhe largimin nga disa kompanive gjigante.
Në 6 muajt e parë të vitit 2024 ai shiti 55.8% të aksioneve që zotëronte në Apple. Ai gjithashtu shiti një bllok të madh të aksioneve që kishte në Bankën e Amerikës. Wall Street Journal vlerëson se Buffett llogarit tashmë rreth 325 miliardë dollarë në para të thata dhe ekuivalente të saj (kryesisht në formën e bonove të thesarit).
Teoritë se ai që ka epitetin “Orakulli i Omahas” po bën këto zgjedhje janë të shumta. Ka nga ata që i frikësohen një kolapsi ekonomik ose tregu i aksioneve ka arritur një kulm.
Në çdo rast, është e drejtë të dihet se Buffett, 93 vjeç dhe njeriu i 10-të më i pasur në botë me një pasuri prej 146 miliardë dollarësh sipas Bloomberg, njihet për përshtatjen e vazhdueshme të strategjisë së tij me ndryshimet e tregut, duke e ribalancuar rregullisht portofolin e tij për t’u fokusuar në mundësi më fitimprurëse dhe për të zvogëluar rrezikun.
Për shembull, kompania Berkshire Hathaway ka reduktuar ekspozimin e saj ndaj kompanive tradicionale të energjisë vitet e fundit, duke lëvizur në vend të kësaj drejt kompanive që diversifikojnë biznesin e tyre ose fokusohen në energjinë e rinovueshme.
Si një investitor vlerash, qasja e Buffett është të blejë aksione që tregtohen dukshëm nën vlerën e tyre potenciale ose të blejë kompani të mëdha me çmime të drejta. Për momentin, megjithatë, tregu është i shtrenjtë dhe siç tha vetë Buffett, shumë kompani në sektorin e Teknologjisë kanë vlera monstruoze në treg.
Një mundësi tjetër është maturia. Kur Recesioni i Madh pushtoi ekonominë amerikane, Berkshire qëndroi si fener stabiliteti. Duke pasur parasysh nivelet e mëdha të likuiditetit, kompania e tij mund të dalë e padëmtuar nga ndonjë stuhi ekonomike e ardhshme.
Po i del perpara te keqes qe po vjen ne Janar,nje Amerike ne nje gjendje diku midis autokracise e fashizmit.Cfare prodhon ne burse e tregun nderkombetar nje situate e tille?!
Përgjigju