Bota

Washington, Donald Trump ka dashur ti qëllojë me plumba nga këmbët emigrantët dhe të vendoste gjarpërinj në kufirin me Meksikën

2 Tetor 2019, 13:35| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 13:41

  • Share

 "Presidenti Trump ka sugjeruar të qëllohet ndaj migrantëve që kërkonin të kalonin murin me Meksikën dhe kur i thanë se ishte e paligjshme, ai propozoi t’i qëllonin ata në këmbë."

Ky fakt është pasqyruar në një libër të dy gazetarëve të së përditshmes, New York Times, teksa është thënë se Trump ka propozuar metoda ekstreme për t’i ndaluar migrantët në rrugën e tyre drejt kufirit jugor të SHBA-së. 

Propozimi i Trump ishte bërë në marsin e kaluar gjatë një takimi në studion ovale me dy gazetarë, Mike Shear dhe Julie Hirschfield Davis, të cilët më vonë shkruajtën një libër të titulluar ‘Luftërat Kufitare’.

"Privatisht - shkruan NYT - presidenti shpesh ka folur për fortifikimin e murit që kufizohet me një hendek të mbushur me ujë, të cilin ai donte ta mbushte me gjarpërinj dhe krokodilë", ashtu si kështjellat në Mesjetë.

Sipas New York Times, Presidenti amerikan gjithashtu ka dashur të pajisë murin me rrjeta të elektrizuara, por ato janë të ndaluara me ligj, i thanë këshilltarët e tij, pasta ai tha ti qëllonin me plumba, por kur edhe kjo u kundërshtua si e paligjshme, Trump tha: I qëlloni nga këmbët.

Ndërkaq Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende mbi raportimet e këtij libri.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?