Vladimir Putin dhe Donald Trump
Në bisedën e tyre telefonike, Donald Trump dhe Vladimir Putin diskutuan qëllimin e paqes në kontinentin evropian dhe presidenti i zgjedhur amerikan shprehu interes për biseda të mëtejshme për "një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë": shkruan Washington Post, duke cituar disa burime.
Në fushatën e tij presidenciale, Trump tha se do t'i jepte fund të menjëhershëm luftës në Ukrainë, megjithëse nuk ofroi detaje se si synonte ta bënte këtë. Ai ka sinjalizuar privatisht se do të mbështeste një marrëveshje ku Rusia mbante një pjesë të territorit të pushtuar dhe gjatë telefonatës ai ngriti shkurtimisht çështjen e tokave të pushtuara, raporton media amerikane.
Lajmi kryesor:
Ukraina/ Trump telefonoi Putin: Ndaloni përshkallëzimin! Media: 50 mijë ushtarë rusë dhe koreano-veriorë të vendosur në Kursk gati për të sulmuar! Kremlini: Sinjale pozitive nga Trump
K.M/ReportTv.al