Administrata e Donald Trump synon të dëbojë deri në 1 milion emigrantë brenda një viti. Dëbimi i një milion emigrantësh në një vit do të tejkalonte shumë statistikat e mëparshme, me "rekordin" që mbahet aktualisht nga Barack Obama, kur 400,000 u dëbuan brenda një viti.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, po punon çdo ditë me zyrtarë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe agjenci të tjera federale për të arritur këtë qëllim, sipas Washington Post, duke vënë në dukje se administrata është në bisedime me rreth 30 vende për t’i bindur të pranojnë emigrantë të dëbuar që nuk janë shtetas të tyre.
Sipas La Repubblica, mes vendeve që po diskutohet për negociata është Libia, Ruanda, Benini, Esëatinin (një shtet i pavarur në Afrikën jugore), Maroku, Moldavia, Mongolia dhe Kosova.
Megjithatë, analistët thonë se statistikat e disponueshme e bëjnë një objektiv të tillë jorealist, në mos të pamundur, duke pasur parasysh financimin, stafin në dispozicion dhe faktin që shumica e emigrantëve kanë të drejtë në një seancë gjyqësore përpara se të dëbohen nga vendi.
Komente

A eshte ne mend ky Trumpi qe i intereson vetem vetvetja dhe askush tjeter ,ku e ka Kosova luksin qe te pranoj kriminela kur populli i saj po ike xhdo dite por edhe dote bej Albinin fajtore kure nok doti pranoj pra e shihni se percka ju don Amerika nji here ju pruri Afganet dhe kure nuk i mori ne Amerike nji partner Egoiste .
Përgjigju