Washington/ Robert O’Brien dhe Richard Grenell nisin sot bisedimet dypalëshe me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë

3 Shtator 2020, 14:49| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 14:53

  • Share

Nisin sot në Uashington takimet dypalëshe mes delegacionit të Kosovës dhe keshilltarit amerikan për siguri, Robert O’Brien dhe Richard Grenell.

Ky takim i paraprinë takimit tripalësh të 4 shtatorit edhe me delegacionin serb ku në qendër të diskutimeve do të jetë dialogu Prishtinë-Beograd. 

Grenell para takimit me anë të një postimi në twitter u shpreh se populli kosovar dhe ai serb meritojnë të kenë normalizim të marrëdhënieve ekonomike.

Ai theksoi se është i fokusuar te të rinjtë që duan të kenë një karrierë të mirë, një punë dhe lidhje me Perëndimin.

Menjëherë pas tij ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaci i cili ka falenderuar SHBA-në, presidentin amerikan Trump dhe emisarin e tij Richard Grenell, pasi kanë arritur të bëjnë bashkë delegacionin e Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për të arritur dialogun.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se njohja reciproke Kosovë-Serbi është zgjidhja e vetme në marrëveshjen finale dhe nuk do të ketë diskutime për ndërrim kufijsh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?