TIRANE- Tirana bëhet gati për të mikpritur nesër sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë qëndrimit të tij Caremon do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Njësoj si kur Tiranën e vizitoi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, para Universitetit të Politeknikut është vendosur një banderolë e madhe ku është shkruar mirësevjen.
Gjithashtu bulevardi është zbukuruar me flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe flamurin shqiptar.
Tabloidi britanik The Sun shkruante dje se Camerun do të vijë në Shqipëri për të prezantuar një program të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si dhe për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.
Kjo vizitë vjen pas një telefonate të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik më 10 maj, ku në fokus ka qenë pikërisht trajtimi dhe zgjidhja e problematikës së emigrantëve të paligjshëm.
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mësuar se Cameron do të pritet fillimisht nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani e më pas në orën 12.00 do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me kreun e qverisë, i cili parashikohet të zgjasë rreth një orë, pritet të ketë edhe një dalje për mediat. Në orën 14.30 Sekretari i Jashtëm britanik do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj dhe më pas me Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Jo vetem neveri. Kete servilizem te pushtetareve tane, nuk e ka asnje shtet. I beni dhe nje bust ketij anglezi. Turp. Shikoni kush e drejton Shqiperine. Njerez nga familje pa asnje kontribut ne vite per Shqiperine. Njerez anonime, qe me servilizmin e tyre po pasurohen duke e rrjepull kete popull. Mire te na behet.
PërgjigjuNeveri. Servilizem i pashembullt ne gjithe boten.
PërgjigjuOre jeni ne terezi, ai ka zene vendin e shokut Enver
PërgjigjuBanana republik. Ne çdo vend te botes studentet ishin çu duke protestuar se çlidhje ka ajo banderole me universitetin. Keta te tonet jan te mire per byrek. Banderolen ta vejn ne kryeministri po te doje. Imagjino me vu at banderole ne Sorbona gjate vizites te Cameronit ne France
PërgjigjuHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA, Lord i hales megjithe kryepsykoministrin qe ngeli duke lepire halet e botes per te bere foto e video ti hedhi ne TikTok...
PërgjigjuShqiptaret i trajtojne me keq se cdo komb tjeter atje. Cameron duhet te shpallet non grata ne Shqiperi, e jo te pritet me nderime.
PërgjigjuDekor i realizuar nga servilizmi politik shqiptar…
Përgjigju@Plaku - Mikpritja vjen si pasoje e mardhenieve te mira… jo nga Foto Fasade si ne kohen e xhaxhit… Aq me teper Anglia kohet e fundit vec kritika ka pasur ndaj nesh.
Ne favorin tonë eshte, ska perse te duket servilizem.Eshte nje mikpritje ashtu sic u takon.