Wes Moore, ylli në ngjitje i Partisë Demokratike në SHBA! Veterani i luftës në Afganistan shihet si pasues i Biden

21 Janar 2023, 18:54| Përditesimi: 21 Janar 2023, 19:01

  • Share

44 vjeçari Wes Moore, aktualisht guvernator i Marylandit, është një nga pretendentët kryesorë për të garuar përballë republikanëve në presidencialet e ardhshme.

Është karizmatik, progresiv për çështjet sociale por konservator për taksat dhe i pëlqyer në Hollivud, shkruajnë mediet amerikane. Guvernatori i parë afro -amerikan në historinë e Marylandit është gjithashtu veteran lufte, përvojë që shton pikë në CV-në e tij politike.

Pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Moore vendosi të regjistrohej në ushtri dhe u nis për në Afganistan, ku qëndroi dy vjet, derisa mori gradën e kapitenit. Për strategjistët demokratë, kjo pikë e fortë e tij mund të tërheqë edhe vota republikane në zgjedhjet presidenciale.

Qëkur Moore kandidoi për guvernator i Marylandit, ai pati mbështetjen e patriarkëve të demokratëve amerikanë: Nancy Pelosi, Obamat dhe Klintonët.

Ndërkohë, Oprah Winfrey, një nga moderatoret më të rëndësishme amerikane, ishte organizatorja e ceremonisë së betimit të guvernatorit.

Sipas medieve amerikane, Moor është tashmë në qendër të skenës politike nga demokratët, teksa pritet kë do të ketë përballë - Trumpin apo Ron DeSantis?

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?