Kushdo që pëlqen të bëjë dhe të ndajë shumë foto mund t’i hyjë në punë AirDrop, që është një veçori e shkëlqyer.
Whatsapp me sa duket po punon për një përditësim të ri, që do t'i lejojë përdoruesit të ndajnë skedarët me pajisjet e afërta, raporton WABetaInfo.
Funksioni i ri i WhatsApp është aktualisht në zhvillim e sipër (ai nuk ka arritur ende testimin Beta), kështu që megjithëse nuk e dimë se kur do të jetë i disponueshëm, ne kemi një ide sesi do të duket.
Përdoruesit me siguri do të duhet të shkundin pajisjen e tyre, në mënyrë që të aktivizojnë një kërkesë dhe, natyrisht, të jenë në afërsi të personit tjetër.
Më pas, marrësi duhet të hapë WhatsApp-in dhe gjithashtu të shkundë pajisjen e tij, për të parë dhe pranuar kërkesën për ‘share’.
Nuk e dimë se sa afër do të duhet të jenë 2 personat, por për të funksionuar AirDrop, përdoruesi tjetër duhet të jetë larg jo më shumë se 9 metra.