Rose Rock, nëna e komedianit Chris Rock ka reaguar pas incidentit në skenën e "Oscars", ku Will Smith goditi me shuplakë djalin e saj.
Në një intervistë ka thënë se shuplaka nuk lëndoi vetëm djalin e saj, por edhe atë vetë. “Kur ai goditi Chris, na goditi ne të gjithëve. Ai në të vërtetë më goditi edhe mua”, tha Rose Rock.
Rikujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri shaka me kokën e rruar të gruas së Smith, e cila vuan nga alopecia, sëmundje që shkakton rënien e flokëve.
Pas shuplakës, aktorit amerikan i është ndaluar pjesëmarrja në ndarjen e Çmimit Oscar dhe në ngjarje të tjera të Akademisë amerikane të Filmit për dhjetë vjet.