Princi William dhe Kate Middleton

Bota

William dhe Kate në Leicester, homazhe 5 viktimave të aksidentit ajror

28 Nëntor 2018, 21:10| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 21:24

  • Share

Duka dhe Dukesha e Cambridge, Kate Middleton dhe Princ William zhvilluan homazhe në stadiumin e Leicester, në nder të 5 personave që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit muajin e kaluar, perfshirë këtu edhe pronarin e klubit, Vichai Srivaddhanaprabha.

Çifti mbretëror çoi një buqetë me lule tek memoriali në nder të viktimave dhe më pas u takuan me menaxherin e klubit, Claudue Puel dhe një grup lojtarësh, përfshirë edhe kapitenin, Wes Morgan.

Në një deklaratë për shtyp, zyra e Princit deklaroi se William e njihte pronarin e klubit dhe donte ta vizitonte personalisht qytetin për të njohur nga afër dhimbjen dhe ngrohtësinë që banorët dhe tifozët e Leicester, kishin shfaqur pas aksidentit.

Pas homazheve, çifti mbretëror takoi edhe gruan e Srivaddhanaprabhas, vajzën dhe djalin e tij pranë memorialit të ngritur në nder të familjarit të tyre.

Për pamjet e aksidentit të Leicesterit (SHIKO KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?