Londër, Angli - Surprizë në ditën e dytë të Wimbledon, kjo pasi numri 2 në botë për femra, tenistja amerikane Coco Gauff është eliminuar. Ajo është mposhtur 2-0 nga ukrainasja Dayana Yastremska, që e la të gjithë të befasuar me performancën e saj të fortë. Pjesë e ngjarjeve të papritura ishte edhe humbja e Jessica Pegula, po ashtu nga SHBA, që nuk arriti të kalojë më tej.
Në anën tjetër, kampionia e 'Roland Garros', polakja Iga Swiatek ka ruajtur nivelin e lartë të lojës dhe ka siguruar kalimin në raundin e dytë. Edhe Barbora Krejcikova dhe Danielle Collins kanë kaluar me sukses këtë fazë të turneut, duke dhënë shpresë për një konkurrencë të fortë në fazat pasuese.
Te meshkujt nuk ka surpriza të mëdha. Numri një i botës, italiani Jannik Sinner ka kaluar pa problem kundër bashkatdhetarit të tij, Luca Nardi, me një fitore të pastër 3-0. Po ashtu serbi Novak Djokovic ka mundur 3-1 Alexandre Muller, duke mbajtur të njëjtën dominim që e karakterizon në turnetë Grand Slam.
Komente
