"Wine & Stories", verë e mirë, raki dhe muzikë në Berat! Festivalit i bashkohen artistët e njohur

Festivali i Verës "Wine & Stories" po mbahet prej tre ditësh në Berat me pjesëmarrjen e 41 kantinave nga Shqipëria, Kosova dhe arbëreshët e Italisë. Të pozicionuara në sheshin qendror të qytetit, kantinat ekspozojnë prodhimet e tyre më të mira të verërave e rakisë.

Pronarët e kantinave  flasin për produktet  dhe mënyrat e prodhimit të verës në zonat e tyre. Duke e parë këtë panair si një mundësi të mirë promovimi dhe njohjeje me kolegët e tyre  ata pohojnë se kanë sjellë kualitetet  të mira të verës së bardhë e të kuqe, si dhe varietete të ndryshme të rakisë.

Për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo, Festivali i Verës "Wine & Stories" i kthyer tashmë në traditë të përvitshme synon promovimin e produkteve më të mira të kantinave shqiptare.

Festivali do të mbyllet mbrëmjen e së shtunës me koncertin e këngëtarëve MC Kreshta, Lyrical Son, Alban Skënderaj, Ronela Hajati, Jet, Hot Stuff Band etj.

Ndërsa në Dushk të Lushnjes u mbajt Festa e Ullirit, ku u theksua se prodhimi i këtij sezoni është i mbarë dhe vaji tepër cilësor. Problematikë e përhershme ngelet mungesa e fuqisë punëtore dhe tregu.

“Vaji i sivjetshëm është i jashtëzakonshëm rrallë herë prodhohet cilësi e tillë. Problem është për vjeljen se rinia ka ikur ne emigrim. Tregtimi është pak i vështirë! Një litër vaj po e marrin tregtarët me 6000-6500 lek (të vjetra). Ndërsa ullinjtë e kripës shiten nga 1000 deri në 1200 lek (të vjetra) për kilogram, sipas cilësisë”, thanë fermerët.

Bashkia ka shpërndarë certifikata për fermerët e zonës që kanë hyrë në tregun e jashtëm me marka e tyre.

Eriselda Sefa shprehet se “këtë traditë të do ta vazhdojmë sepse duam të festojmë dhe të promovojmë punën e përditshme të fermerëve”.

Festat lokale si në Berat ashtu dhe në Lushnje synojnë promovimin e produkteve vendase, kulinarinë dhe rritjen e potencialit të tyre turistik.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?